Hipoglikemia nuk është vetëm simptomë e diabetit

Kur hipoglikemia ndodh tek jo diabetikët, me siguri bëhet fjalë për ndonjë problem serioz, i cili nëse nuk mjekohet në kohë, mund të shkaktojë efekte serioze shëndetësore.

Rënia e nivelit të sheqerit në gjak ose hipoglikemia, nuk është simptomë karakteristike vetëm për diabetikët. Niveli i sheqerit në gjak mund të reduktohet edhe tek personat e shëndetshëm.

Dietat, shmangia e vakteve dhe kokëdhimbjet mund të çojnë në hipoglikemi, pasiqë atëherë përqendrimi i glukozës në gjak zvogëlohet, gjë që edhe tek personat e shëndetshëm shkakton më pak sekretim të insulinës.

Simptomat janë: ndjenja e dobësisë, zbehja, djersitja, rrahjet e forta të zemrës dhe ankthi. Gjithashtu, mund të vijë deri te rënia e përqendrimit, vështirësi në të folur dhe konfuzion. Këto simptoma zakonisht ndodhin kur niveli i sheqerit në gjak zbret nën 3 mmol/l.

Personave të cilëve shpesh u ndodh që të përjetojnë rënien e nivelit të sheqerit në gjak, sidomos në mëngjes, duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore. Kur hipoglikemia ndodh tek jo diabetikët, me siguri bëhet fjalë për ndonjë problem serioz, i cili nëse nuk mjekohet në kohë, mund të shkaktojë efekte serioze shëndetësore.

Profesionistët theksojnë se hipoglikemia mund të shkaktojë dëme të përhershme në qelizat në tru.

Nëse vjen deri te rënia nivelit të sheqerit në gjak në mënyrë drastike, është e nevojshme që të reagohet shpejt dhe të kompensohet mungesa. Rekomandohet që të pihet një gotë ujë i ëmbël, lëng frutash ose të konsumohet një copë çokollatë. Kur është fjala për personat me diabet, ata duhet të kenë me vete tableta, sheqerka ose karbohidrate.