Historia e implanteve të silikonit

Gjithçka filloi në prill të vitit 1962 kur Timmie Jean Lindsey, nënë e 6 fëmijëve, u shtri në tavolinën e operacioneve në Spitalin Jefferson Davis në Houston të Teksasit.

Që nga vëndosja e parë e implanteve të silikonit në gji deri më sot, kanë kaluar plot 56 vjet. Bëhet fjalë për kirurgjinë më të njohur estetike në botë, të cilën në vit vendosin ta bëjnë 1.5 milionë gra në mbarë botën.

E gjitha filloi në prill të vitit 1962 kur Timmie Jean Lindsey, nënë e 6 fëmijëve, u shtri në tavolinën e operacioneve në Spitalin Jefferson Davis në Houston të Teksasit. Në dy orët e ardhshme, mjekët i implantuan silikonin në gji, duke e rritur kështu vëllimin nga masa B në masën C. Kështu, kjo kirurgji hyri në historinë e kirurgjisë estetike, sepse ishte e para e këtij lloji.

“Unë mendoj se ata përfundimisht ishin në formën perfekte. Ishin të buta dhe në prekje ishin identike me gjinjtë e vërtetë”, tha Lindsey, e cila tani është 85 vjeçe.

Timmie Jean Lindsey, nënë e 6 fëmijëve, është gruaja e parë të cilë në mënyrë vullnetare ju bë implantimi i silikonit

Megjithëse vetë operacioni e ngriti vetëbesimin e saj dhe kënaqej me rezultatet, ajo kurrë nuk kishte planifikuar rritjen e gjinjëve. Ajo fillimisht shkoi në spital për të hequr një tatuazh nga gjoksi, mirëpo në spital, mjekët e pyetën nëse ajo vullnetarisht do të pranonte të zmadhonte gjinjët, por pasiqë ishte operacioni i parë i këtij lloji, mjekët u detyruan të kërkonin vullnetarë.

Kirurgët që e kryen operacionin ishin dy pionierë ambicioz Frank Geroe dhe Thomas Konin. Në fakt, Gerou është i pari që doli me idenë për një lloj të ri të implanteve të gjirit të cilat ishin prej silikoni. Ekzistojnë tregime të ndryshme rreth asaj se si ai erdhi në idenë e implanteve të silikonit, ndërsa një prej tyre është se kjo ka ndodhur kur mjeku ka shtrënguar qesen e gjakut që përdoret për infuzion dhe komentoi se ajo i ngjan formës dhe butësisë së gjirit të femrës. Ky ishte momenti kyç kur ai mendoi se cili materiali mund të ishte aq i butë dhe elastik, dhe menjëherë i shkoi mendja te silikoni.

Eksperimenti i parë me silikon ju bë një qeni me emrin Esmeralda. Ky eksperiment konsiderohet i suksesshëm, pasiqë pas ndërhyrjes u konstatua se silikoni është i parrezikshëm, njejtë si edhe uji. Menjëherë pas kësaj, ekipi i dy mjekëve filloi të kërkonte gra të cilat do të dëshironin të merrnin pjesë në këtë sipërmarrje pioniere.

Me kalimin e viteve, procesi i implantit të silikoneve ka përparuar me një shpejtësi të madhe. Sot ekzistojnë edhe paraqitje 3D të rezultateve, si dhe silikone të cilat janë krejtësisht rezistente ndaj plasjeve. Sot, në treg ka qindra forma dhe madhësi të silikoneve për implantim. Sipas dokumentacionit mjekësor, në fillim kishte vetëm tre forma – madhësi të vogla, të mesme dhe të mëdha të silikonit, ndërsa sot ka mbi 450 forma dhe madhësi.

Përpjekjet e para për zmadhimin e gjirit filluan në fund të shekullit të 19-të, kur mjekët filluan të injektojnë parafinë, por shumë shpejt hoqën dorë, pasiqë ajo u përhapën edhe në pjesë të tjera të trupit. Në vitet e ’30 të shekullit të kaluar mjekët u përpoqën, që depozitat yndyrore që i kishin hequr nga pjesë të tjera të trupit, t’i vëndosnin në gjoks, por kjo nuk dha rezultate të mira. Nga ana tjetër, në vitet e pesëdhjetat, disa profesionistë u përpoqën që ta rrisin gjoksin me syngjer, kërc, por madje edhe me topa xhami, por askush nuk dha rezultate si silikoni. Në ndërkohë, për zmadhimin e gjirit kanë filluar të bëhen përpjekje që ajo të bëhet me metoda jo-kirurgjikale, të tilla si pompat e vakumit, kremrat dhe losionet, por të gjitha këto kanë dhënë rezultate të dobëta në aspektin e silikoneve të implantuara.

Në mbarë botën, zmadhimi i gjirit është operacioni estetik i dytë më popullor, menjëherë pas liposukcionit, i cili vazhdon ta mbajë vendin e parë.