Historia e stetoskopit

Në kohën kur u shpik, nuk ka kishte mënyra të tjera për të vëzhguar brenda trupit, por edhe ditëve të sotme kur kemi skanera të shumëllojshmë, nuk ka mjek që nuk e përdor stetoskopin.

Teknologjia mjekësore ka përparuar me shpejtësi gjatë dekadave të fundit. Por mjekët akoma u përmbahen mjeteve të cilat hynë në përdorim që kur për terapitë ende përdoreshin ushunjëzat. Në kohën kur u shpik, nuk ka kishte mënyra të tjera për të vëzhguar brenda trupit, por edhe ditëve të sotme kur kemi skanera të shumëllojshmë, nuk ka mjek që nuk i përdor tubat prej gome të shekullit të 19-të.

Stetoskopi u shpik 200 vjet më parë nga mjeku francez Rene-Theophile-Hyacinthe Laënnec, atëherë kur kishte nevojë për një zgjidhje të re për të dëgjuar kraharorin dhe rrahjet e zemrës të një pacienteje. Ai në moment u kujtua për imazhin e fëmijëve, të cilët gjatë lojës i dërgojnë mesazhe njëri-tjetrit, në atë mënyrë që në njërën anë të dërrasës dëgjojnë, ndërsa në anën tjetër e gërvishtin atë. Për të dëgjuar pacienten, pavarësisht pengesave, Laënnec thjeshtë mbështolli letra në formën e borisë dhe dëgjoi mushkëritë përmes një stetoskopi të improvizuar. Tingujt në kraharor dëgjoheshin në mënyrë të përkryer. Pastaj ai doli me idenë e një aparati, një pjesë e të cilit do të vendosej në trupin e pacientit, ndërsa pjesa tjetër në veshët e mjekut, në mënyrë që të përforcohen tingujt që vijnë nga gjoksi.

Diagrami i dizajnit origjinal të stetoskopit të Dr. Laënnec

Kështu, në vitin 1815, stetoskopi i cili sot evidentohet si instrument mjekësor për dëgjimin e punës së zemrës dhe gjoksit, filloi të prodhohej nga druri. Bëhej fjalë për një tub të thjeshtë prej druri, i cili përhapej në pjesën që prekte gjoksin e pacientit, ndërsa më i hollë ishte në pjesën që prekte veshin e mjekut. Sot, stetoskopi është përmirësuar dukshëm, në krahasim me atë përdorte mjeku francez.

Mjeku Laënnec, i cili ishte fizikant dhe profesionist i anatomisë, gjatë gjithë jetës studioi dhe kërkoi një metodë për zbulimin e hershëm të tuberkulozës pulmonare, e cila në atë kohë ishte fatale për njerëzit. Auskultimi ose dëgjimi i kraharorit me vënien e veshit në lëkurë, jo vetëm që nuk ishte efektive, por nuk ishte as higjienike. Mjeku rrezikonte të infektohej nga ndonjë sëmundje e lëkurës nga e cila pacienti vuante. Laënnec, i cili ishte një mjek mjaftë modest në ditarin e tij, shkroi:

“Auskultimi direkt e turpëron mjekun po aq sa edhe pacientin, meqë vetë ngjallë neveri. Vështirë se mund të quhet metodë efektive kur është e nevojshme të ekzaminohet edhe një numër i madh i grave, gjëndrat qumështore të të cilave janë të mëdhaja, gjë që paraqet pengesë serioze të kësaj metode”.