Hormonet që nxisin veprime të çmendura: Si ndikojnë menstruacionet në trurin e femrave?

Pavarësisht se sa PMS-i ju shkon në nerva, një gjë është e sigurtë - femrat në këtë periudhë janë më të zgjuar, pretendojnë shkencëtarët.

Në pjesën e dytë të ciklit, sapo kalon ovulacioni, rritet niveli i progesteronit, kështu që gratë bëhen të frustruara, e kanë më të vështirë të gjejnë fjalët e duhura dhe mprehtësia e mendjes së tyre zvogëlohet.

Hormonet kanë një ndikim të madh ndaj sjelljes së femrave.

Varësisht se në cilën pjesë të ciklit është gruaja, ajo do të ndjehet ose më tërhequr në vete ose më e trishtë, për shkak të së cilës do të jetë e prirur për mashtrim dhe shpenzim. Pavarësisht se sa PMS-i ju shkon në nerva, një gjë është e sigurtë – femrat në këtë periudhë janë më të zgjuar, pretendojnë shkencëtarët.

“Pas ovulimit, gratë janë më racionale dhe kontrollohen më mirë, por pastaj hyjnë në fazën e dytë, dmth menjëherë para menstruacioneve kur ato bëhen më impulsive dhe lehtë mund të acarohen”, shpjegon psikologu Karen Payne nga Universiteti Hertfordshire për Daily Mail.

Gjatë periudhës së ovulacionit, femrat ndjehen më të dëshirueshme, duan të tregojnë se janë më të bukura dhe më të mira se të tjerat. Prandaj nuk është diçka e pazakonshme që ato shpenzojnë shumë para në atë periudhë të muajit. Pra, duan të bien në sy dhe këtë gjë e bëjnë krejtësisht në mënyrë të pavetëdijshem, dmth nën ndikimin e hormoneve.

Gjatë kësaj periudhe janë dyfish më të prirura ndaj pabesisë dhe aferave, mirëpo gjatë periudhës së ovulimit gratë hanë deri në 500 kalori më shumë në ditë. Ekspertët besojnë se arsyeja për këtë është fakti se trupi po përgatitet për një shtatzëni të mundshme dhe dëshiron të ruaj sa më shumë yndyrë që të jetë e mundur.

Në pjesën e dytë të ciklit, sapo ovulacioni të ketë kaluar, ata i kthehen romancës. Atëherë rritet niveli i progesteronit dhe ato bëhen më të frustruara, më vështirë gjejnë fjalët e duhura dhe mprehtësia e mendjes së tyre zvogëlohet. Gjatë kësaj periudhe, karakteriste janë edhe ndryshimet e gjendjes shpirtërore. Në këtë periudhë, ata gjithashtu janë më të prirura për të shpenzuar, sepse në këtë mënyrë “e ndihmojnë veten”, dmth më lehtë përballen me ndjenjat intensive. Gartë zakonisht bëjnë shopping kur janë të stresuar ose të dëshpëruar, pasi që kjo gjë i gëzon ata.

Pas shfaqjes së menstruacioneve, shumë gra përjetojnë dhimbje me intensitet të ndryshëm. Tek femrat me dhimbje dhe ngërçe të forta, janë vërejtur edhe ndryshime në tru. Tek disa femra disa pjesë të trurit janë ngushtuar, ndërsa tek të tjerat ato janë rritur, tek disa madje edhe përgjithmonë, thuhet në studimin e një grupi shkencëtarësh nga Tajvani, të botuar në revistën Neurology.