HULUMTIM I RI PËR PASOJAT E COVID-19: “Truri i disa pacientëve është më i vjetër për pothuajse 10 vjet”

"Njerëzit që rikuperohen nga COVID-19 mund të pësojnë efekte të konsiderueshme në funksionin e trurit, ndërsa rastet më të rënda të infeksionit shoqërohen me vonesë mendore, ekuivalente me dhjetë vjet të plakjes së trurit", paralajmëruan studiuesit.

Një studim i zhvilluar me mbi më shumë se 84 000 njerëz, i udhëhequr nga Adam Hampshire, mjek në Imperial College London, zbuloi se në disa raste të rënda, infeksioni me koronavirus të ri për muaj ishte i shoqëruar me deficite të konsiderueshme njohëse.

“Analiza jonë është në përputhje me pikëpamjen se ekzistojnë pasoja kronike njohëse të COVID-19”, shkruajnë studiuesit në raport.

“Njerëzit që janë rikuperuar, përfshirë ata që nuk raportojnë më simptoma, kanë treguar deficite të konsiderueshme njohëse ose rënie njohëse”, sqarojnë studiuesit.

Testet njohëse matin se sa mirë truri kryen detyra – të tilla si memorizimi i fjalëve ose vendosja e pikave së bashku në një puzzle. Testet e tilla përdoren gjerësisht për të vlerësuar performancën e trurit në sëmundje të tilla si sëmundja Alzheimer, por gjithashtu mund të ndihmojnë mjekët të vlerësojnë dëmtimin e përkohshëm të trurit.

Ekipi i Dr. Hampshire analizoi rezultatet e 84 285 njerëzve, ndërsa rezultatet, të cilat ende nuk janë analizuar nga ekspertë të tjerë, janë publikuar në MedRxiv.

Deficitet njohëse ishin të konsiderueshëm, veçanërisht midis njerëzve të shtruar në spital me COVID-19, thanë studiuesit, ndërsa në rastet më të këqija shfaqnin efektin “ekuivalent me një rënie mesatare dhjetë-vjeçare të performancës”.

Shkencëtarët, të cilët nuk janë përfshirë drejtpërdrejt në hulumtim, thonë se rezultatet e tij duhet të shihen me kujdes.