HULUMTIM: Niveli i ulët i albuminës mund të parashikojë rezultate më të këqija te pacientët me COVID-19

Sipas mendimit të ekspertëve, pasiqë inflamacioni luan rol kryesor në COVID-19, faktorët që ndikojnë në inflamacion mund të luajnë rol të rëndësishëm në përparimin e sëmundjes.

Rezultatet e një studimi të ri treguan se pacientët me COVID-19, që kishin nivel të ulët të albuminës në gjak, kishin rezultat më të keq në trajtim, si dhe qëndrime më të gjata spitalore në krahasim me pacientët me nivele normale të albuminës në gjak.

Studimi, i kryer në Spanjë, analizoi 48 pacientë që ishin shtruar në spital për shkak të COVID-19.

Simptomat e COVID-19 të vërejtura para shtrimit në spital përfshijnë: temperaturën e lartë të trupit (te të gjithë pacientët), kollë (në 85% të pacientëve), vështirësi në frymëmarrje (në 76% të pacientëve), diarre (në 42% të pacientëve), dhe dobësi (21%).

Arsyeja kryesore për shtrimin në spital të pacientëve ishte ngopja me më pak se 90% oksigjen, si dhe prania e inflamacionit të mushkërive.

Gjithashtu duhet të theksohet se në mesin e pacientëve, 70 përqind prej tyre kishin presion të lartë të gjakut (hipertension), 62 përqind kishin kolesterol të lartë dhe 30 përqind kishin sëmundje të zemrës. Sipas mendimit të ekspertëve, pasiqë inflamacioni luan rol kryesor në COVID-19, faktorët që ndikojnë në inflamacion mund të luajnë rol të rëndësishëm në përparimin e sëmundjes.

Gjithashtu, mendohet se përcaktimi i nivelit të albuminës në gjakun e personave me COVID-19 mund të ndihmojë në vlerësimin e ashpërsisë së sëmundjes.

Albumina është proteinë që prodhohet në mëlçi dhe zbulohet në gjak, ndërsa luan rol në ruajtjen e presionit osmotik. Personat me nivele të ulëta të albuminës kanë probleme me shëndetin e mëlçisë dhe veshkave. Gjithashtu, nivelet e ulëta të albuminës mund të gjenden te pacientët me kequshqyerje, infeksione të rënda, sëmundje të gjëndrës tiroide dhe sëmundje inflamatore të zorrëve.