HULUMTIM: Nuk ka rritje të rrezikut të gjendjeve neurologjike pas vaksinimit kundër koronavirusit

Vaksinimi kundër koronavirusit nuk ka rritur rrezikun e sëmundjeve të rralla neurologjike tek më shumë se 8 milionë njerëz që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, tregon një studim i ri.

Studimi shkencor përfshiu gjithashtu 735 870 persona të pavaksinuar që ishin pozitivë ndaj koronavirusit, si dhe të dhëna më të vjetra për 14.3 milion njerëz shtesë në popullatën e përgjithshme për vlerësimin fillestar të shkallës së gjendjeve neurologjike përpara pandemisë.

Shkencëtarët kanë qenë në kërkim të katër çrregullimeve neurologjike që ndikojnë në sistemin imunitar.

Tre prej tyre – paraliza Bell (dobësimi i muskujve të fytyrës), encefalomieliti (inflamacion i trurit dhe palcës kurrizore) dhe sindroma Guillain-Barré në të cilën zhvillohet dobësia e përgjithshme e muskujve – nuk ishin të zakonshme te marrësit e vaksinave në krahasim me popullatën e përgjithshme, informojnë shkencëtarët në revistën BMJ.

E katërta, mieliti transversal (inflamacion i palcës kurrizore), ishte më pak i zakonshëm për analiza (më pak se 5 raste për 8.3 milionë individë të vaksinuar).

Ndryshe nga individët e vaksinuar, studiuesit vunë re një shkallë të shtuar të paralizës së Bell-it, encefalomielitit dhe sindromës Guillen-Barre te të mbijetuarit e COVID-19.

Shkencëtarët thonë se nevojiten më shumë kërkime për të zbuluar nëse ka dëm afatgjatë pas vaksinimit dhe infeksionit me SARS-CoV-2 dhe për të studiuar efektet e vaksinës në grupmosha të ndryshme.

Por vaksinat kundër koronavirusit duket se janë “shkak shumë i pamundur” për shumicën e problemeve neurologjike, përfundojnë shkencëtarët.