Hulumtimi i ri në Gjermani kanë vënë në dyshim efektivitetin e vaksinës së koronavirusit

Rezultatet sugjerojnë që pacientët që shërohen mund të infektohen përsëri, por nevojiten teste shtesë për të përcaktuar këtë.

Studimi i shkencëtarëve në Mynih sugjeron se antitrupat kundër koronavirusit të ri nuk qëndrojnë në trup për më shumë se disa muaj, gjë që vë në dyshim efektivitetin e një vaksine të mundshme ose imunitetit afatgjatë.

Testet e pacientëve të trajtuar në Spitalin Schwabing në Mynih treguan një rënie të konsiderueshme të numrit të antitrupave neutralizues në gjak, theksoi Clemens Wendtner, këshilltar i vjetër në repartin e sëmundjeve infektive në spital.

“Në katër nga nëntë pacientë, kemi parë një rënie të antitrupave neutralizues në një test shumë specifik që mund të bëhet në një laborator të sigurisë së lartë. Tani mund të spekulohet edhe për ndikimin e këtij zbulimi në imunitetin afatgjatë dhe strategjinë e zhvillimit të vaksinave”.

Rezultatet sugjerojnë që pacientët që janë shëruar mund të infektohen përsëri, por nevojiten teste shtesë për të konfirmuar këtë, shtoi ai.

Imuniteti trupor është i përbërë nga qelizat B përgjegjëse për antitrupa dhe qelizat T që ndihmojnë në shkatërrimin ose mund të vrasin patogjenët që ata kanë mësuar të njohin vetë pasi trupi është ekspozuar ndaj infeksionit të parë. Të dy grupet janë përgjegjës për imunitetin afatgjatë.

Ky konstatim nga Dr. Wendtner është në përputhje me hulumtimet e tjera të mëparshme në botë. Shkencëtarët kinezë në revistën Nature raportuan se prania e antitrupave koronavirus në gjak bie ndjeshëm pas dy muajsh. Kjo është veçanërisht e vërtetë për pacientët asimptomatikë që prodhojnë më pak antitrupa dhe për këtë arsye kanë një reagim më të dobët imunitar.