HUNDË APO FYT: Cila është mënyra më e mirë për të përdorur testet e COVID-19 në shtëpi?

Kur blini test për testimin e koronavirusit në shtëpi, lind pyetja - a duhet ta marrim mostrën në hundë apo në fyt?

Të gjitha testet e autorizuara për përdorim në shtëpi japin rezultate të vlefshme nëse përdoren në hundë. Por duke qenë se varianti omicron shkakton dhimbje të fytit, një studim i vogël ka treguar se mostra ndoshta të duhet të merret nga fyti. Ky informacion ngre një sërë pyetjesh. Kështu, në Angli ka teste që ofrojnë udhëzime për ata që duan të marrin mostrën nga fyti.

SA TË SAKTA JANË REZULTATET NËSE MOSTRA MERRET NGA FYTI?

Në Amerikë mbizotëron mendimi se testet në shtëpi janë të sakta dhe se do të tregojnë nëse kemi ndonjë virus në hundë.

Ekspertët thonë se përdorimi i testit me marjen e mostrës në hundë në 95.6 për qind zbulon praninë e virusit, 7 ditë pas shfaqjes së simptomave, që është infeksioni më i fortë. Disa nga prodhuesit e këtyre testeve nuk duan të komentojnë përdorimin e testit në fyt, duke deklaruar se nuk janë të licencuar për përdorim në fyt.

Disa prova të fundit mbështesin metodën e re, ndërsa shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë thonë se rezultatet e një studimi që krahason rezultatet e testeve në shtëpi dhe PCR të kryera nga profesionistët janë po aq të sakta. Pra, rezultatet e studimit tregojnë se të dy testet japin rezultate reale kur bëhet fjalë për variantin omicron.

Duke pasur parasysh që rezultatet e testit për përdorim në shtëpi dhe testet PCR përputheshin, kjo mund të nënkuptojë se hunda është vend po aq i mirë për të marrë mostër. I njëjti grup shkencëtarësh planifikon t’i testojë këto pretendime së shpejti.

PSE SHUMËKUSH DËSHIRON QË TË TESTOHET NGA MOSTRA E FYTIT?

SARS-CoV-2 është virus respirator që hyn përmes hundës ose gojës dhe mund të udhëtojë përmes ajrit dhe të transmetohet te një person tjetër nga një sipërfaqe e fortë. Ndërsa shtamet e mëparshme të virusit fokusoheshin në mushkëri, omicron “e do” hundën dhe fytin. Disa studime kanë treguar se virusi fillimisht infekton fytin, ndërsa më pas përhapet në hundë, që do të thotë se marrja e mostrës së fytit mund të japë rezultate të sakta te një person i infektuar.

“Kjo është hera e parë që ne e kemi parë këtë tek COVID-19, kështu që ka kuptim që niveli i virusit të jetë më i lartë në fyt”, tha Dr. Diana Havilr.

Por, FDA nuk autorizon teste për përdorim shtëpiak me paisjen për marrjen e mostrës nga fyti për shkak të rrezikut të mundshëm. “Kur bëhet fjalë për testet në shtëpi, ato përdoren për hundën, jo për fytin”, theksojnë nga FDA. Paralajmërimi është sepse disa njerëz kanë përdorur teste të fytit në shtëpi pasi kanë lexuar që disa bëjnë dhe se një mostër e tillë mund të japë gjithashtu rezultate më të sakta se testi PCR.