Ilaçet natyrale kundër anemisë

Nevojat ditore të organizmit për hekur varen nga mosha, gjinia dhe rezervat e trupit. Konsiderohet se fëmijët dhe gratë në periudhën riprodhuese duhet të konsumojnë rreth 15 miligram hekur në ditë, ndërsa nevoja tek meshkujt është më e ulët, rreth 8 miligramë.

Anemia është sëmundje e zakonshme tek gratë, por veçanërisht e theksuar është tek gratë shtatzëna dhe gratë me cikël menstrual të bollshëm. Gjithashtu, edhe gratë që shpesh janë në dieta rigoroze, nuk fusin mjaftueshëm hekur në organizëm, duke çuar në shfaqjen e anemisë. Përveç shkaktarëve të përmendur të anemisë, ekzistojnë edhe shkaktarë tjerë të rëndësishëm si, gjakderdhje të ndryshme të brendshme (ulçera, hernia), hemorroidet, tumoret e traktit digjestiv), absorbimi i dobët i hekurit (sëmundja celiake, sëmundja e Crohn-it), anemia për shkak të shpërbërjes së rritur dhe të përshpejtuar të eritrociteve – e cila është pasojë e çrregullimeve të qelizave të kuqe të gjakut ose jashtë tyre.

Nevojat ditore të organizmit për hekur varen nga mosha, gjinia dhe rezervat e trupit. Konsiderohet se fëmijët dhe gratë në periudhën riprodhuese duhet të konsumojnë rreth 15 miligram hekur në ditë, ndërsa nevoja tek meshkujt është më e ulët, rreth 8 miligramë.

Besohet se hekuri nga mishi absorbohet më lehtë, por kjo nuk do të thotë se vegjetarianët kanë mungesë hekuri. Më i rëndësishëm është shëndeti i organeve të brendshme (mëlçia, trakti digjestiv) në mënyrë që absorbimi të jetë më kualitativ.

Përveç kësaj, hulumtimet tregojnë se njerëzit që hanë mish nuk kanë një prirje më të madhe për të humbur hekurin në krahasim me vegjetarianët. Përdorimi i hekurit nga ushqimet, gjithashtu ndikon në kombinimin e duhur të përbërësve të ndryshëm të ushqimit.

Si deri te absorbimi më i mirë i hekurit?

  • Hani perime dhe fruta të freskëta të pasura me vitaminë C me një vakt që përmban hekur. Vitamina C e përmirëson ndjeshëm asimilimin e hekurit në trup.
  • Përdorimi i lëngjeve të freskëta përpara ngrënies, gjithashtu e rrit aftësinë e organizmit që të marrë sa më shumë hekur që të jetë e mundur.
  • Shmangni konsumimin e pijeve që përmbajnë kafeinë (kafe, çaj të zi ose të gjelbër), sidomos pas ngrënies.
  • Pirja e duhanit në rast anemie duhet të shmanget, pasiqë inkurajon zhvillimin e saj.

Ushqimet e pasura me hekur

Ky element i cili është i rëndësishëm për organizmin e njeriut, gjendet në:

  • Bishtajoret (fasulet, bizelet, thjerrëzat, soja);
  • Frutat e thatë (bajamet, arrat, lajthitë);
  • Patatet;
  • Drithërat;
  • Farat e kungullit;
  • Kakao;
  • Vezët;
  • Mishi;
  • Peshku.

Ekzistojnë mjaftë receta popullore të cilat janë shumë efektive dhe nuk e dëmtojnë terapinë standarde të kësaj sëmundje.

Rezultate më të mira në luftën kundër anemisë kanë treguar:

  • Hudhra – e freskët;
  • Hithat – të freskëta, në formën e çajit ose pikave;
  • Kakao;
  • Mjalti, poleni, qumështi i bletës, mjalti i pyllit;
  • Luleradhiqe – gjethet dhe rrënjët;
  • Panxhari;
  • Manaferra;
  • Kaça;
  • Pelini;
  • Arrat.