Imunoterapia funksionon mirë tek fëmijët e vegjël që kanë alergji nga kikirikët

Ngjarjet e padëshiruara dhe shumë serioze që ndërlidhen me trajtimin kanë ndodhur tek 0.4% e fëmijëve dhe anafilaksia e lidhur me trajtimin ka ndodhur tek 1.6% e fëmijëve.

Sipas rezultateve të një studimi të ri, për fëmijët e moshës 1 deri në 3 vjeç që kanë alergji nga kikirikët, imunoterapia epikutane për 12 muaj është e suksesshme në jondjeshmërinë e fëmijëve ndaj kikirikëve.

Dymbëdhjetë muaj, çdo ditë imunoterapi epikutane me një copëz që përmban 250 µg proteina kikiriku (afërsisht 1/1000 e kikirikut) rezultoi në një frekuencë më të lartë të jondjeshmërisë sesa placebo, një nivel i mjaftueshëm për të reduktuar gjasat e reaksioneve alergjike pas ekspozimit të rastësishëm.

Ngjarjet e padëshiruara dhe shumë serioze që ndërlidhen me trajtimin kanë ndodhur tek 0.4% e fëmijëve dhe anafilaksia e lidhur me trajtimin ka ndodhur tek 1.6% e fëmijëve.

Burimi: New England Journal of Medicine

Përktheu dhe përshtati:S.N