Intervistë me Dr. Sci. Dragan GJORGJIEVSKI: Interes i madh për Kongresin e pestë dhe Simpoziumin e njëzetepestë të Shoqatës së Mjekëve të Mjekësisë së Përgjithshme Familjare

Programi ka një larmi temash me një numër të madh të sëmundjeve kronike jo ngjitëse, një numër i madh i ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë do të prezantojnë njohuritë dhe mënyrat e reja për tretmanet dhe sëmundjet më të shpeshta kronike. Kongresi gjithashtu përbëhet edhe nga disa punëtori praktike në fushën e urgjencës dhe dermoskopisë, të cilat do të prezantohen nga edukatorët e Universitetit të Ljubljanës, Sllovenisë dhe Turqisë

Kongresin e pestë dhe Simpoziumi i njëzetepestë me pjesëmarrje ndërkombëtare të Shoqatës së Mjekësisë së Përgjithshme Familjare, i cili do të mbahet nga 18 deri më 21 maj 2023 në “DoubleTree by Hilton "në Shkup

Shkruan:

Katerina Shekerovska-Dimovska

katerina@pedijatar.mk

“Gjatë pandemisë me Kovid, i gjithë sistemi shëndetësor kishte për qëllim luftën kundër armikut” të panjohur “dhe në atë periudhë, për fat të keq, parandalimi, por edhe trajtimi i sëmundjeve kronike ishte i lëni disi anash. Në të njëjtën kohë, edhe pas infektimit me virusin SARS COV-2, tek një numër i madh i pacientëve kishte komplikime post-covid. Diabeti, hipertensioni, hiperlipidemia dhe hipotiroida ishin vetëm disa sëmundje që dominonin, megjithatë kishte edhe pacientë me karcinomë, sëmundje neurologjike dhe goditje në tru. Një shqetësim i veçantë është fakti që shumë nga këto sëmundje kanë ndodhur në popullatën e re dhe të mesme. Pikërisht ishte kjo arsyeja e mbajtjes së këtij Kongresi ku do të diskutojmë për sëmundjet kornike jo ngjitëse, parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e tyre,-“sqaron Dr. Sci. Dragan Gjorgjievski, kryetarë i Shoqatës SHMMPF, në vigjilje të Kongresit të pestë dhe Simpoziumit të njëzetepestë me pjesëmarje ndërkombëtare të Shoqatës së Mjekëve të Mjekësisë së Përgjithshme Familjare, i cili do të mbahet nga data 18 deri më 21 Maj në hotelin „DoubleTree by Hilton“-në Shkup.

Kongresi përkon me 19 majin – Ditën Botërore të Mjekëve Familjar, i cili sivjet festohet nën moton “Mjekët e familjes: Zemra e Shëndetit” dhe është një mundësi e shkëlqyeshme për të festuar ditën e mjekut të familjar

Dr. Gjorgjievski, po rrjedhim përgatitjet për Kongresin e pestë dhe Simpoziumin e njëzetepestë me pjesëmarrje ndërkombëtare të Shoqatës së Mjekësisë së Përgjithshme Familjare, i cili do të mbahet nga 18 deri më 21 maj 2023 në “DoubleTree by Hilton “në Shkup. Shënimi i sivjetëm është një mënyrë e shkëlqyeshme për të shënuar 19 majin, Dita Botërore të Mjekëve Famijlarë, nën moton: Mjekët e Familjes: Zemra e Shëndetit. Na presin katër ditë përplot me eufori – cili është programi dhe në çfarë theksi do të jetë?

Dr. Gjorgjievski: Kongresi i mjekëve të përgjithshëm dhe mjekësisë familjare është organizuar çdo katërt vjet, dhe i fundit është organizuar në vitin 2017 dhe që nga atëherë kanë kaluar gjashtë vjet, por për shkak të pandemisë Kovid nuk kanë qenë të mundura organizimet për ngjarje të drejtpërdrejta. Duke pasur parasysh faktet e mësipërme dhe interesin që shfaqet midis kolegëve të vendit tonë, por njëkohësisht edhe interesin e madh të madh të kolegëve e vendeve tjera evropiane, presim rreth 400-500 vizitorë. Kongresi përkon me 19 majin – Ditën Botërore të Mjekëve Familjar, i cili sivjet festohet nën moton “Mjekët e familjes: Zemra e Shëndetit” dhe është një mundësi e shkëlqyeshme për të festuar ditën e mjekut të familjes, dhe për këtë qëllim zemra dhe familja janë të vendosur në pankartat me të cilat edhe e paralajmërojmë këtë Kongres. Programi ka një larmi temash me një numër të madh të sëmundjeve kronike jo ngjitëse, një numër i madh i ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë do të prezantojnë njohuritë dhe mënyrat e reja për tretmanet dhe sëmundjet më të shpeshta kronike. Kongresi gjithashtu përbëhet edhe nga disa punëtori praktike në fushën e urgjencës dhe dermoskopisë, të cilat do të prezantohen nga edukatorët e Universitetit të Ljubljanës, Sllovenisë dhe Turqisë.

Kongresi do të mbahet nën moton “Sëmundjet kronike jo -ngjitëse në pandeminë post-covid”.  Cilat janë temat kryesore?

Dr. Gjorgjievski: Temat kryesore të Kongresit janë: Sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet hematologjike, respirator, endokrinologjisë, si dhe komplikimet post-kovid në sëmundjet interne, por edhe në neurologji dhe dermatovenenerologji. Sigurisht, ne nuk anashkalojmë edhe shëndetin mendor që është veçanërisht i rëndësishëm dhe njëkohësisht i kushtojmë vëmendje stilit të jetës gjithnjë e më shumë stresues i cili është i theksuar shumë pas pandemisë. Ekzistojnë edhe tema të lira që do të prezantohen me anë të ndodhive interesantë që kanë ndodhur gjatë praktikës së përditshme.

Gjatë kongresit dhe simpoziumit do të mbahen punëtori për dermoskopinë, por edhe për situatat emergjente në mjekësinë familjare, të cilat do t’u mundësojnë mjekëve të kujdesit primar të fitojnë një numër më të madh të përvojave në trajtimin e pacientëve dhe e gjithë kjo do ndihmojë në cilësinë e kujdesit primar shëndetësorë të pacientëve

Simpoziumi do t’i kushtohet situatës urgjente në mjekësinë familjare – për çfarë do të diskutohet?

Dr. Gjorgjievski: Simpoziumi do të paraqesë gjendjet më specifike urgjente në mjekësinë familjare, si dhe mënyrën e trajtimit të tyre, këtu do të doja të përmendja helmimet si një rast urgjent, pneumotoraksi dhe sindroma akute psikoorganik të cilat do të prezantohen në këtë Kongres. Për herë të parë, simpoziumi gjithashtu do të paraqesë një risi në mjekësinë familjare – punë me simulim. Në të njëjtën kohë, këtu kemi edhe punëtoritë të cilat do të realizohen nga Qendra e Simulimit Mjekësor të Qendrës Shëndetësore së Lubjanës, i cili do të paraqesë një skenar të vërtetë të gjendjes akute dhe urgjente që mjekët duhet të zbatojnë. Me të vërtetë një mënyrë tjetër dhe interesante e të mësuarit përmes simulimit, mënyrë që ngadalë-ngadalë po zhvillohet në vendin tonë.

Pas infektimit me virusin SARS COV-2, tek një numër i madh i pacientëve kishte komplikime post-covid. Diabeti, hipertensioni, hiperlipidemia dhe hipotiroida ishin vetëm disa sëmundje që dominonin, megjithatë kishte edhe pacientë me karcinomë, sëmundje neurologjike dhe goditjeve në tru

Për herë të parë, simpoziumi do të paraqesë një risi në mjekësinë familjare – punë me simulim. Në të njëjtën kohë, këtu kemi edhe punëtoritë të cilat do të realizohen nga Qendra e Simulimit Mjekësor të Qendrës Shëndetësore së Lubjanës, i cili do të paraqesë një skenar të vërtetë të gjendjes akute dhe urgjente që mjekët duhet të zbatojnë

Në këtë Kongres dhe Simpozium do të marrin pjesë edhe përkthyes të shquar si nga vendi ashtu edhe të huaj. A mund të na zbuloni disa nga emrat e tyre?

Dr. Gjorgjievski: Në Kongres dhe Simpozium, do të ketë ekspertë të sferave të ndryshme nga vendi jonë të cilët përmes ligjëratave të tyre do të prezantojnë mënyrat e reja për trajtimin e një sëmundjeje të caktuar kronike. Në të njëjtën kohë, rreth njëzet ligjërues të huaj nga Anglia, Portugalia, Sllovenia, Kroacia, Turqia, Bosnja, Serbi, Rumania, Shqipëria dhe shumë vende të tjera që do të ndajnë mënurat e trajtimin që zbatohen në vendet e tyre. Ndër emrat më të rëndësishëm nga jashtë janë dekani i Fakultetit të Mjekësisë së Lubjanës, Prof. Dr Igor Shvab, Prof. Ksenia Tushek Bunc nga Sllovenia, Prof. Dr. Rejçell Xhordan nga Universiteti i Birmingemit, në Mbretërinë e Bashkuar, Prof. Dr Klementiç Ketish, si përfaqësues i Shoqatës Evropiane të Mjekëve të Familjes (ËONCA), Prof. Dr Xhaime Korreia de Sousa nga Portugalia si dhe ligjërues të tjerë të huaj, por edhe vendas.

Cilat janë pritjet tuaja për Kongresin e pestë dhe Simpoziumin e njëzetepestë me pjesëmarrjen ndërkombëtare të Shoqatës së Mjekëve të Mjekësisë së Përgjithshme?

Dr. Gjorgjievski: “Gjatë pandemisë me Kovid, i gjithë sistemi shëndetësor kishte për qëllim luftën kundër armikut” të panjohur “dhe në atë periudhë, për fat të keq, parandalimi, por edhe trajtimi i sëmundjeve kronike ishte i lëni disi anash. Në të njëjtën kohë, edhe pas infektimit me virusin SARS COV-2, tek një numër i madh i pacientëve kishte komplikime post-covid. Diabeti, hipertensioni, hiperlipidemia dhe hipotiroida ishin vetëm disa sëmundje që dominonin, megjithatë kishte edhe pacientë me karcinomë, sëmundje neurologjike dhe goditje në tru. Një shqetësim i veçantë është fakti që shumë nga këto sëmundje kanë ndodhur në popullatën e re dhe të mesme. Pikërisht ishte kjo arsyeja e mbajtjes së këtij Kongresi ku do të diskutojmë për sëmundjet kronike jo ngjitëse, parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e tyre.

Në Kongres dhe Simpozium, do të ketë ekspertë të sferave të ndryshme nga vendi jonë të cilët përmes ligjëratave të tyre do të prezantojnë mënyrat e reja për trajtimin e një sëmundjeje të caktuar kronike. Në të njëjtën kohë, rreth njëzet ligjërues të huaj nga Anglia, Portugalia, Sllovenia, Kroacia, Turqia, Bosnja, Serbi, Rumania, Shqipëria dhe shumë vende të tjera që do të ndajnë mënyrat e trajtimin që zbatohen në vendet e tyre.

“Gjatë pandemisë me Kovid, i gjithë sistemi shëndetësor kishte për qëllim luftën kundër armikut” të panjohur “dhe në atë periudhë, për fat të keq, parandalimi, por edhe trajtimi i sëmundjeve kronike ishte i lëni disi anash.

A ka ndonjë gjë tjetër që dëshironi të shtoni pwr në fund, dhe qw nuk e përmendëm më lart?

Dr. Gjorgjievski: Çdo mjek që është i interesuar të prezantojë ndonjë rast nga praktika e tij e përditshme mund të bëjë të njëjtën gjë duke dorëzuar një abstrakt deri më 31.03.2023 në web-faqen zyrtare të kongresit. Risia e sivjetme është se prezantimet e pankartave do të shfaqen përmes videove gjatë kohës që do të zgjasë kongresi dhe do të caktohet një kohë në të cilën pankartat do të prezantohen përmes prezantimeve në Power Point në sallën kryesore, e cila do ti japë edhe më shumë rëndësi prezantimit të pankartave. Gjithashtu është e rëndësishme të theksohet se gjatë kongresit dhe simpoziumit do të mbahen punëtori për dermoskopinë, por edhe për situatat urgjente në mjekësinë familjare, të cilat do t’u mundësojnë mjekëve të kujdesit primar të marrin një numër më të madh të përvojave në trajtimin e pacientëve dhe e gjithë kjo do ndihmojë në cilësinë e kujdesit primar shëndetësorë të pacientëve.

 Përktheu dhe përshtati: S.N