Ja pse duhet të pini kakao çdo ditë

Sëmundja arteriale periferike ose ngushtimi i arterieve në gjymtyrët e poshtme pas arteriosklerozës, prek rreth 8.5 milion njerëz në të gjithë botën të moshës mbi 40 vjeçare

Konsumimi i kakaos, e cila është e pasur me flavonolidin epikatehin, mund të përmirësojë performancën e të ecurit te njerëzit me sëmundjen arteriale periferike, sugjeron studimi i ri.

Përkatësisht, është vertetuar se njerëzit që pinin kakao tri herë në ditë për një periudhë gjashtë mujore, kishin arritur të ecnin 42.6 metra më shumë në një provë gjashtë-minutshe, sesa ato që nuk pinin kakao.

Sëmundja arteriale periferike ose ngushtimi i arterieve në gjymtyrët e poshtme pas arteriosklerozës, prek rreth 8.5 milion njerëz në të gjithë botën të moshës mbi 40 vjeçare. Simptomat më të zakonshme të sëmundjes arteriale periferike janë dhimbja, shtrëngimi, ngërçet ose dobësimi i muskujve të këmbëve gjatë ecjes.

Meqenëse epikatehina mund të gjendet në sasi të mëdha në çokollatën e zezë (mbi 85% kakao), nuk pritet që çokollata e zakonshme e qumështit të ketë të njëjtin efekt.