Ja pse gjalpi i kikirikave duhet të jetë në listën e artikujve ushqimor të preferuar

Nëse doni të zvogëloni rrezikun ndaj kancerit të zorrës së trashë, si dhe formimin e gurëve në tëmth, atëherë duhet menjëherë ta përfshini këtë artikull ushqimor në të ushqyerit e juaj.

Gjalpi i kikirikave është mjaft i pasur me ushqyes që mbrojnë shëndetin, kështu që përmbajnë vitaminë E, magnez, hekur dhe vitaminë B6, ndërsa hulumtimet tregojnë se njerëzit që konsumojnë rregullisht fruta të thata dhe gjalpë të kikirikave kanë shumë më pak gjasa për sëmundjet e zemrës dhe diabetit të tipit 2.

Kikirkat gjithashtu përmbajnë edhe fibra, jashtëzakonisht të dobishme për funksionimin e  zemrës dhe tretjes.

Nëse doni të zvogëloni rrezikun ndaj kancerit të zorrës së trashë, si dhe formimin e gurëve në tëmth, atëherë duhet menjëherë ta përfshini këtë artikull ushqimor në të ushqyerit e juaj.

Kalciumi dhe vitamina D e kikirikëve kontribuojnë në shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve. Në këtë mënyrë, parandalohet rreziku afatgjatë i osteoporozës për vitet e mëvonshme të jetës.

Sipas studimit të publikuar në British Journal of Nutrition personat që në mëngjes konsumojnë gjalpë të kikirikave, nuk ndiejnë uri edhe pas 12 orësh nga mëngjesi, duke e bërë kështu gjalpin një zgjedhje të shkëlqyer për uljen e peshës të tepërt. Kombinimi i proteinave dhe fibrave e zvogëlon ndjenjën e urisë. Përveç kësaj, është vërtetuar se vitamina B3 e cila gjendet në kikiriki e përmirëson funksionin e trurit dhe e forcon kujtesën. Për shkak të yndyrave të pangopura që përmbajnë kikirikë, ato ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit të keq dhe e zvogëlojnë rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës prë 44%.