Jeni vaksinuar kundër COVID-19? Atëherë duhet të dini përgjigjet e këtyre pyetjeve

Gjithnjë e më shumë njerëz po vendosin të vaksinohen kundër sëmundjes së COVID-19, por me këtë ekzistojnë edhe disa dilema se si të sillen pas vaksinimit.

Këto janë përgjigjet profesionale të pyetjeve më të zakonshme në lidhje me imunizimin kundër COVID-19, dmth., çfarë duhet të dini pasi të merrni dozën mbrojtëse ndaj koronavirusit.

  • Nëse jam vaksinuar kundër virusit SARS-CoV-2, a duhet të mbaj akoma maskë, të mbaj distancën dhe të ndjek masat tjera parandaluese?

Duke pasur parasysh informacionin aktualisht të kufizuar për shkallën në të cilën vaksina ndikon në përhapjen e virusit, sa zgjat mbrojtja e krijuar pas vaksinimit, personat e vaksinuar duhet t’u përmbahen të gjitha rekomandimeve aktuale për të mbrojtur veten dhe të tjerët, duke përfshirë:

  1. Mbajtjen e maskës
  2. Mbajtjen e distancës fizike prej të paktën dy metra nga personat e tjerë
  3. Shmangien e tubimeve të mëdha shoqërore
  4. Larjen e shpesht të duarve
  5. Respektimin e udhëzimeve në vendin e punës, shkollë, hapësirat ​​publike, udhëtime
  • Pasi të kemi marrë vaksinën kundër COVID-19, a do të kem test pozitiv PCR ose SARS-CoV-2 të antigjenit  si pasojë e vaksinimit? 

Vaksinat e aprovuara aktualisht kundër COVID-19 nuk mund të shkaktojnë rezultat pozitiv të testit (PCR dhe test antigjeni) që përdoret për të zbuluar infeksionin aktual të koronavirusit.

  • Ku dhe si raportohen efektet anësore të vaksinimit?

Efektet anësore nga vaksinimi mund t’i raportohen mjekut amë, i cili duhet të informojë Agjencinë për barna dhe ndihmën mjekësore të vendit ose Institutin e Shëndetit Publik, ku efektet anësore të vaksinave monitorohen dhe analizohen.

  • A mund të përdoren ilaçe të tjera që personi i përdor për sëmundjet e diagnostikuara më parë në ditën e marrjes së vaksinës?

Ata mund dhe duhet: vaksinimi nuk ndikon në terapinë e rregullt.

  • Nëse dikush infektohet me virusin SARS-CoV-2 pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës, sa kohë duhet të presë për të marrë dozën e dytë të vaksinës?

Vaksinimi nuk duhet të kryhet gjatë periudhës së izolimit, por pasi personi të lërë vaksinimin, ai mund të marrë dozën e dytë (periudha midis dozës së parë dhe të dytë nuk duhet të jetë më pak se 21 ditë për vaksinën Pfizer dhe për 28 ditë për vaksinat tjera).