KALENDARI I IMUNIZIMIT TË FËMIJËVE PËR VITIN 2023

Vaksinimi kryhet në kontinuitet gjatë gjithë vitit, në përputhshmëri me Kalendarin e Imunizimit

Vaksinimi kryhet në kontinuitet gjatë gjithë vitit kundër: hepatitit akut viral B (Hepatiti B), tuberkulozit (Tuberculosis), sëmundjeve të shkaktuara nga hemofilus influenza tip B (Hib), difterisë (difterisë), tetanozit (Tetanus), kollës së mire (Pertussis), paralizës së fëmijëve (Poliomyelitis acuta), fruthi (Morbilli), shytat (Parotitis epidemica), Rubeоla, infeksione të shkaktuara na virusi human papiloma (HPV), infeksione të shkaktuara nga rotavirusi, dhe infeksione të shkaktuara nga Streptococcus pneumoniae për të gjithë personat e një moshe të caktuar sipas Kalendarit të Imunizimit.

Kalendari i imunizimit për vitin 2023

Shpjegim i kalendarit të imunizimit

¹ BCG vaksina jepet foshnjës gjatë lëshimit nga spitali. Deri në fund të moshës  Në fund të vitit të parë, fëmija vaksinohet me vaksinën BCG pa analiza paraprake për tuberkulozën.

² HepB vaksina jepet në 24 orët e para të lindjes si vaksinë e vetme.

³ Fëmija vaksinohet me (I dhe III dozë) me vaksinë gjashtëvalente e cila përmban (DTaP, Hib, HepB dhe IPV).

⁴ Fëmija vaksinohet me (II dozë) dhe rivaksinohet me vaksinë pesëvalente e cila përmbanë (DTaP, Hib dhe IPV).

⁵ Fëmija vaksinohet me tre doza pesëvalente vaksina e rotavirusit (RV5). Rivaksinimi fillonë më së voni deri në moshën 12 javore. Intervali midis dozave është 4-10 javë. Doza e tretë duhet të jepet jo më vonë se 32 javë.

⁶ Vaksinimi me vaksinën e pneumokokut pranohet më së voni deri në 5 vjet. Numri i dozave varet nga mosha e fëmijës në momentin e fillimit të vaksinimit.

  • Fëmijëve të moshës 2 deri në 11 muaj u jepen dy doza vaksine dhe një dozë rivaksinimi (përforcues).
  • Tek fëmijët e moshës 12 deri në 23 muaj jepen dy doza në një distancë jo më të shkurtër se 2 muaj, pa dozë përforcuese.
  • Tek fëmijët e moshës 2 deri në 5 vjeç jepet një dozë vaksine, nuk ka dozë përforcuese.

⁷ Doza e parë e vaksinës së kombinuar MMR u jepet fëmijëve 12 muajsh dhe doza e dytë (rivaksinimi) jepet gjatë fillimit të arsimit fillor.

⁸ Rivaksinimi i dytë kundër difterisë, tetanozit dhe kollës së mirë jepet tek fëmijët nën 7 vjeç ose mbi 7 vjeç duke dhënë një dozë të vaksinës katërvalente DTaP-IPV.

⁹ Rivaksinim i tretë kundër difterisë dhe tetanozit kryhet tek fëmijët në mbarim të arsimit fillorë duke dhënë një dozë të vaksinës trivalente Td-IPV.

¹° Rivaksinimi i katërt kundër tetanozit kryhet duke dhënë një dozë të vaksinës TT në moshën 18 vjeçare, pra në vitin e fundit të arsimit të mesëm.

¹¹ Me vaksinë HPV vaksinohen vetëm vajzat që kanë 12 vjet duke i dhënë dy doza të vaksinës, me 6 muaj diferencë.

Përktheu dhe përshtati: S.N