Kanceri tek të rinjtë është më i zakonshëm për shkak të epidemisë së mbipeshës

Këto rezultate konsiderohen se kanë pasoja të rëndësishme për shëndetin publik dhe tregojnë se nevojiten përpjekje shtesë për të zvogëluar epideminë e mbipeshës, si dhe zbatimin e skrining programeve të individualizuar.

Epidemia e mbipeshës tek të rinjtë jo vetëm që ka ndikim negativ në shëndetin kardiovaskular, por gjithashtu e rrit incidencën e kancereve që lidhen me mbipeshën, siç është kanceri i mëlçisë, kanceri i gjëndrës tiroide, i tëmthit, karcinoma hepatobiliare, ndërsa tek femrat edhe kanceri i qafës së mitrës.

Këto rezultate konsiderohen se kanë pasoja të rëndësishme për shëndetin publik dhe tregojnë se nevojiten përpjekje shtesë për të zvogëluar epideminë e mbipeshës, si dhe zbatimin e skrining programeve të individualizuar.

Kanceri që lidhet me mbipeshën (OAS) përfshi kancerin e zorrës së trashë, mitrës, vezoreve, gjirit, tëmthit dhe traktit hepatobiliar. Lloje të tjerë të kancerit që lidhen me mbipeshën përfshijnë kancerin e lukthit, kancerin e ezofagut, mëlçisë, pankreasit, veshkave dhe gjëndrës tiroide.

Obeziteti është i lidhur edhe me probleme të ndryshme shëndetësore, përfshirë sëmundjet kardiovaskulare si hipertensionin, sulmin në tru, sulmi në zemër dhe diabetin.