Këshilla mjekësore: Si t’i pastroni veshët e bllokuar

Ndonjëherë depozitat që grumbullohen në kanalin e veshit kthehen në "priza". Veshët bllokohen. Në raste të tilla është e nevojshme që të bëni një procedurë larjeje për veshët tuaj.

Mendohet se veshët janë organ që pastrohet vet. Gjatë përtypjes, teshtitjes, kollitjes, shtresat e dyllit të veshit të cilat janë shfaqur në to, eliminohen vetvetiu. Por ndonjëherë depozitat që grumbullohen në kanalin e veshit kthehen në “priza”. Veshët bllokohen. Në raste të tilla është e nevojshme që të bëni një procedurë larjeje për veshët tuaj.

Mjeti më i thjeshtë dhe më i përshtatshëm për pastrimin e veshëve dhe për heqjen e depozitave të grumbulluara të cerumit (dylli i veshit) është tretësi i peroksidit të hidrogjenit. Rekomandohet që të aplikohet menjëherë pasi të keni kuptuar se ju janë bllokuar veshët.

PROCEDURA:

Duke përdorur pipetën, vendosni 4-5 pika hidrogjen 3% në vesh. Anojeni kokën, ose shtrihuni në njërën anë dhe qëndroni në këtë mënyrë për rreth 5 minuta. Ju do të përjetoni një fërshëllimë karakteristike në vesh, që do të thotë se ajo reagon dhe depozitat do të fillojnë të zbuten. Më pas pastrojeni veshin me një facoletë. Gjatë procedurës, mos i përdorni shkopinjtë për pastrimin e veshëve.

Nëse pas herës së parë nuk keni ndjerë lehtësim, procedurën përsëriteni edhe një herë pas disa orëve. Të njejtë procedurë mund ta përsëritni edhe ditën e nesërme.