Këto artikuj ushqimor ndihmojnë në uljen e tensionit

Për cilat artikuj ushqimor bëhet fjalë?

Tensioni i lartë i gjakut (hipertensioni) është faktor rreziku për sëmundje të zemrës, sulmi në tru, sëmundje të veshkave dhe komplikimeve të tjera. Aktiviteti i rregullt fizik, si dhe të ushqyerit e pasur me ushqime të caktuara, mund të ndihmojnë në rregullimin e tensionit të gjakut. Për cilat artikuj ushqimor bëhet fjalë?

Perimet me gjethe jeshile (sallata jeshile, spinaqi, arugula) dhe bananet janë të pasura me kalium që u ndihmojnë veshkave të eliminojnë natriumin e tepërt përmes urinës dhe në këtë mënyrë lehtësojnë tensionin e gjakut.

Panxhari përmban nitrate që relaksojnë enët e gjakut, gjë që çon në uljen e presionit të gjakut.

Frutat e pyllit janë të pasura me flavonoide, të cilat hulumtimet kanë treguar se ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e hipertensionit.

Shega është dëshmuar se ul presionin. Vetëm një gotë me lëng shege në ditë mund të ndihmojë shumë.

Peshku yndyror (skumbri, toni, salmoni, sardelet) dhe vaji i ullirit janë burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega-3 që rregullojnë nivelin e lipideve në gjak dhe mund të ulin presionin e gjakut.

Farat e lulediellit dhe kungullit janë të pasura me magnez dhe kalium, për të cilat është treguar se ndihmojnë në rregullimin e presionit.