Këto janë simptomat e kancerit të lukthit! Nëse i vini re në kohë, sëmundja mund të parandalohet!

Kanceri i lukthit kryesisht mund të shërohet nëse zbulohet në kohë...

Kanceri i stomakut paraqet zhvillimin e tumorit në lukth stomak për shkak të rritjes së pakontrolluar të qelizave, ndërsa këto janë simptomat që tregojnë për këtë sëmundje të rrezikshme.

Studimet tregojnë se kanceri në lukth më së shpeshti haset te meshkujt më të vjetër se 55 vjeç, duhanpirësit, personat që nuk kanë pasur fibra të mjaftueshme në ushqimin e tyre, që konsumojnë shpesh mish të kuq, ushqime me erëza ose të kripura.

Simptomat e kancerit të lukthit në fazat e hershme, tregojnë për probleme me tretjen, fryrje dhe gazra, djegie, ndjenjën se personi është ngopur shpejt gjatë një vakti, nauze, dhimbje barku, diarre dhe të vjella…

Kur sëmundja përparon, shfaqen simptoma të tilla si gjak në jashtëqitje ose jashtëqitje me ngjyrë të zezë, oreksi i keq, humbja e peshës, lodhja, anemia, skuqja e lëkurës ose në sy.

Kanceri i lukthit kryesisht mund të shërohet nëse zbulohet në kohë, kështu që mjekët ju bëjnë thirrje që t’u përgjigjeni secilës prej simptomave të përmendura më lart.



Ky lloj i kancerit mund të shfaqet në çfarëdo pjesë të lukthit dhe mund të përhapet në organet tjera, kryesisht në ezofag, mushkëri, nyjet limfatike dhe mëlçinë. Kanceri i lukthit është shkaktari i rreth 800,000 vdekjeve çdo vit në të gjithë botën.