Kjo është sëmundja nga e cila vdesin një numër i madh i femrave

Ngulfatja e shpeshtë (gulçimi), si dhe dhimbja në pjesën e sipërme të shpinës, shpatullat, nofullën ose krahun, janë një nga shenjat e sigurta që ju duhet të kërkoni ndihmë mjekësore.

A e dini se një nga shkaktarët kryesor të vdekjes tek femra është sulmi në zemër dhe se kardiologët paralajmërojnë se vetëm 50% e tyre, pas simptomave të para, thirin ndihmën e shpejtë?

Dhimbja e fortë në gjoks është karakteristike për meshkujt, por këtë simptomë e kanë më pak se gjysma e femrave. Shumica madje e konsiderojnë atë si “sëmundja e të rriturve”, por duhet të theksohet se për femrat më të reja se 50 vjet, vdekja për shkak të sulmit në zemër është dy herë më e zakonshme se sa te meshkujt.

Ngulfatja e shpeshtë (gulçimi), si dhe dhimbja në pjesën e sipërme të shpinës, shpatullat, nofullën ose krahun, janë një nga shenjat e sigurta që ju duhet të kërkoni ndihmë mjekësore.

Disa simptoma madje tregojnë për sulm të mundshëm në tru

Mjekët paralajmërojnë se lodhja jo e zakonshme që mund të ndodhë një javë para sulmit nuk duhet të neglizhohet. Shfaqet shpesh ndjenja e nxehtësisë ose ftohtësisë, si dhe djersitja pa ndonjë arsye. Nëse shoqërohet edhe nga nauzea, marramendjet ose sulme ankthi, drejtohuni tek mjeku, pasi që një thirrje mund t’ju kursej jetën.

Ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti i rregullt fizik janë masë kyçe e parandalimit, ndërsa ndihma mjekësore emergjente në orën e parë e zvogëlon rrezikun e vdekjes për 50%, kur bëhet fjalë për sulmin në zemër.