Konsumi i frutave të thatë ndihmon në përmirësimin e ereksionit

Përzierja e frutave të thatë që u përdorën në këtë studim përbëhej nga 30 gr arra, 15 gr bajame dhe 15 gr lajthi.

Rezultatet e një studimi të ri i cili përfshi 43 meshkuj të moshës 18 deri në 35 vjeç, treguan se me konsumimin e 60 gr frutave të thatë  në ditë mund të përmirësojë ndjeshëm funksionin erektil. Përndryshe, faktorët e tillë si pirja e duhanit dhe stresi mund të ndikojnë në zhvillimin e mosfunksionimit erektil.

Përzierja e frutave të thatë që u përdorën në këtë studim përbëhej nga 30 gr arra, 15 gr bajame dhe 15 gr lajthi.

Tek të gjithë të anketuarit gjatë hulumtimit u përcaktuan biomarkerët e funksionit endotelial erektil. Pjesëmarrësit gjithashtu plotësuan edhe një pyetësor të Indeksit Ndërkombëtar të Funksionit Erektil (IEF), i cili vlerësoi ndikimin e frutave të thatë në funksionin erektil përmes 15 pyetjeve.