KORONAVIRUS (2019-nCov): Informacione ditore

Nëse mjeku juaj amë vendos indikacion sipas algoritmit elektronik, ai do të jetë në gjendje të caktojë menjëherë takim për materialin e testit të koronavirusit në një nga dy pikat e kontrollit -Poliklinika Çair dhe Jane Sandanski.

Shkup, 22 Mars 2020 – Në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 raste të reja të koronavirusit, duke bërë kështu që numri i përgjithshëm i pacientëve me COVID-19 të rritet në 85. Raste të pacientëve me këtë sëmundje ka në qytetet: Shkup, Dibër, Shtip, Kavadarci, Gostivar dhe Ohër.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipce, të gjithë pacientët e shtruar në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile në Shkup janë me pamje klinike më të lehtë, me përjashtim të tre pacientëve që kanë pneumoni të rëndë, por gjithsesi janë në gjendje të  qëndrueshme dhe një paciente e cila është në aparat për frymëmarrje, pasi që prej disa ditësh gjendja e sajë është kritike. Sipas ministrit në fjalë, të gjithë pacientët e tjerë që trajtohen në shtëpi janë në gjendje të mirë dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me mjekët nga Klinika e Sëmundjeve Infektive.

Në të njëjtën kohë, që nga e hëna, të gjithë pacientët do të jenë në gjendje të telefonojnë mjekun amë, jo vetëm në linjat e informacionit për shëndetin publik. Nëse mjeku juaj amë vendos indikacion sipas algoritmit elektronik, ai do të jetë në gjendje të caktojë menjëherë takim për materialin e testit të koronavirusit në një nga dy pikat e kontrollit -Poliklinika Çair dhe Jane Sandanski.

Për numrin e saktë të personave të infektuar, gjendjen e pacientëve me koronavirus të shtruar në spital, si dhe të gjitha informacionet që kanë të bëjnë me shëndetin e të gjithë qytetarëve në vend, Ministria e Shëndetësisë do t’ju informojë çdo ditë, saktësisht në mesditë.