KORONAVIRUS (2019-nCov): Informacione ditore

Për të riorganizuar dhe për të rritur disponueshmërinë e marrjes së brisave, në territorin e Shkupit nga e hëna do të funksionojnë dy pika kontrolli, në kuadër të Qendrës Shëndetësore Shkup në poliklinikën Çair dhe Jane Sandanski.

Shkup, 21 Mars 2020 – Numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus në vend deri në këtë moment është 76. Të gjithë pacientët, sipas deklaratave të djeshme të Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipce, kanë pamje klinike relativisht të qëndrueshme – të lehtë deri në të mesme. E vetmja paciente e cila tashmë është në ventilim mekanik që disa ditë është në gjendje kritike, por po bëhen përpjekje për të ofruar mbështetje shtesë dhe terapi për të përmirësuar gjendjen e saj.

Gjatë ditës së djeshme, u krye vizitë edhe tek pacientët që janë në trajtim shtëpiak, ata ishin në gjendje të qëndrueshme dhe nuk u shtruan në spital dhe mjekohen në shtëpi, sepse gjendja e tyre e lejon atë.

Ministri Filipce njoftoi se nga e hëna, në Shkup, testimi i koronavirusit do të bëhet edhe në poliklinikat në Çair dhe Jane Sandanski.

Për të riorganizuar dhe për të rritur disponueshmërinë e marrjes së brisave, në territorin e Shkupit nga e hëna do të funksionojnë dy pika kontrolli, në kuadër të Qendrës Shëndetësore Shkup në poliklinikën Çair dhe Jane Sandanski. Pacientët do të bëjnë caktojnë termin përmes thirjeve telefonike, përmes sistemit MojTermin, gjë që do të rrisë ndjeshëm disponueshmërinë e këtij shërbimi.

Nga nesër, linjë telefonike falas 24-orëshe do të jetë e disponueshme për qytetarët për konsultim, pyetje, mbështetje dhe ndihmë me koronavirusin dhe situatën e shfaqur me COVID-19. Numri i telefonit është: 0800 00203

Përndryshe, në të gjithë botën numri i të infektuarve në 12 ditët e kaluara është rritur me 100 mijë, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në botë tani është afër 250 mijë.