KORONAVIRUSI NËPËR SIPËRFAQE: Sa është i vërtetë rreziku i infektimit në këtë mënyrë?

Disa muaj më parë, shqetësimet për mbijetesën e koronavirusit të ri në sipërfaqe të forta ishin temë aktuale. Duke qenë se situata nuk është bërë më e sigurt, këshillat për të mbrojtur veten janë akoma në fuqi. Ne e dimë që virusi përhapet zakonisht nga pikat, por a do të thotë kjo se mund të infektohemi duke prekur një artikull që sapo e kemi blerë ose ndonjë paketë që na ka arritur me postë?

Teorikisht e mundur, por nuk do të thotë që me siguri, thotë Dr. Deen Bloomberg, pediatër.

“Shanset janë të vogla që të gjitha kushtet të plotësohen që një sipërfaqe e tillë të jetë e rrezikshme. Është e nevojshme një sasi e madhe e virusit në atë sipërfaqe që të infektohet një person, ndërsa virusi duhet të mbijetojë në të për një kohë të gjatë. Në fund, do të duhet të preket me duar të ndyra hunda dhe goja”, shpjegon Dr. Bloomberg.

Shkenca pretendon se koronavirusi mund të ruhet në sipërfaqe të forta deri në tre ditë, ndërsa në karton për 24 orë. Një studim i kryer në Kinë tregoi se virusi mund të udhëtojë me këpucë. Prof. Emmanuel Goldman para disa muajve shkroi për revistën The Lancet Infectious Diseases se studimi përdori një sasi shumë më të madhe të virusit sesa mund të gjendej në botën reale.

“Sipas mendimit tim, shanset që një person të infektohet përmes një sipërfaqe të fortë, në të cilën një person tjetër i infektuar teshtin, janë shumë të vogla dhe është e mundur vetëm nëse personi i parë prek menjëherë sipërfaqen”, shtoi prof. Goldman.

Megjithatë, studimet kanë treguar vetëm se virusi mund të përfundojë në sipërfaqe, por jo edhe se mund të transmetohet te njerëzit.

Por katër muaj më parë, Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve njoftuan në faqen e saj të internetit se ishte akoma e mundur sepse dy njerëz ishin infektuar në këtë mënyrë. Një studim i fundit në Kinë tregoi që virusi mund të transmetohet nëse prekim butonin në ashensor, ndërsa një analizë e kryer në Afrikë tregoi që pajisjet mjekësore të kontaminuara mund të ndikojnë në përhapjen e virusit.