KUJDES: Këto shtatë shenja femrat i përjetojnë pak kohë para atakut kardiak, mos i injoroni

Simptomat klasike të dhimbjeve të forta në gjoks shfaqen më rrallë tek gratë.

Sulmi në zemër është urgjencë serioze mjekësore dhe simptomat zakonisht shfaqen shpejt. Shenjat kryesore janë dhimbja dhe shtrëngimi në gjoks, marramendja dhe gulçimi, por mungesa e dhimbjeve të forta në gjoks mund të jetë arsyeja kryesore pse gratë kanë shumë më tepër sulme të panjohura në zemër sesa burrat, ose diagnostifikohen gabimisht dhe lëshohen nga qendrat e urgjencës.

Sipas hulumtimit të botuar në revistën Circulation, më pak se një e treta e grave raportojnë siklet në gjoks para atakut në zemër, por gjithashtu një e treta e grave që përjetojnë sulm në zemër përjetojnë disa nga këto shtatë simptoma një muaj më herët.

Kushtojini vëmendje këtyre:

  • lodhje e pazakontë (70 përqind)
  • çrregullimi i gjumit (48 përqind)
  • gulçim (42 përqind)
  • çrregullime të tretjes (39 përqind)
  • ankth, ndryshime në të menduar (35.5 përqind)
  • krahët ose këmbët e rënda/të dobëta (24.9 përqind)
  • humbja e oreksit (21.9 përqind).

Studimi përfshiu 515 gra të moshës 29 deri në 97 vjeç, me një moshë mesatare 66 vjeç, të cilat kishin dalë nga spitali disa muaj pasi pësuan atak në zemër. Grave iu tregua një listë me 70 simptoma që mund të kishin përjetuar në muajt para sulmit në zemër dhe iu kërkua t’i vlerësonin ato në bazë të shpeshtësisë dhe ashpërsisë.

Rrezik faktorët 

Megjithëse diabeti dhe pirja e duhanit janë faktorë rreziku të zakonshëm për të dy gjinitë, gratë me këto rreziqe kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje të zemrës sesa burrat. Përveç kësaj, simptomat e sulmit në zemër tek gratë janë zakonisht më të buta, ndërsa gratë shpesh nuk janë të vetëdijshme për to ose i minimizojnë ato. Tek gratë, simptoma klasike e dhimbjes së fortë në gjoks shfaqet më rrallë, ndërsa më shpesh ka ndjenjë presioni ose shqetësimi të lehtë në gjoks dhe dhimbje në pjesë të tjera të trupit, si dhimbje në bark, shpatulla, krahë, si dhe shfaqja e të përzierave, të vjellave, gulçimit, marramendjes, lodhjes dhe dobësisë së papritur.