Kur mund të përhapet inflamacioni i fshikëzës edhe në veshka?

Veshkat janë organe që funksionojnë pa pushim dhe janë ndër organet më të rëndësishëm në trupin e njeriut.

Meqenëse punojnë pa ndërprerje, nëpër to kalojnë 180 litra gjak çdo ditë. Kjo do të thotë se plazma jonë pastrohet 60 herë brenda ditës. Nga kjo sasi e madhe, 99% kthehet në qarkullim, ndërsa vetëm rreth një litër e gjysmë sekretohet në formën e urinës.

“Nga këto të dhëna është e qartë se veshkat janë të ekspozuara ndaj baktereve dhe toksinave, të cilat në mënyra të ndryshme kanë hyrë në qarkullim, më shpesh përmes tretjes. Infeksionet e traktit urinar janë shumë të zakonshme. Vështirë se ka burra ose gra që nuk kanë hasur ndonjëherë në inflamacionin e prostatës ose fshikëzës. Inflamacionet e patrajtuara mund të përhapen edhe në veshka, duke shkaktuar inflamacion akut ose kronik, thekson Prim. Dr. Dalibor Çiçin, urolog.

Plazma jonë pastrohet 60 herë brenda ditës

“Inflamacioni akut karakterizohet nga temperatura e lartë trupore, ethet dhe dhimbjet e shpinës. Simptomat e inflamacionit kronik nuk janë aq dramatike, por me kalimin e kohës çojnë në rënien graduale të funksionimit të veshkave. Kjo karakterizohet nga nauzeja, të vjellat, humbja e oreksit, dobësimi i përgjithshëm, dhimbje të muskujve. Shpesh herë janë të dukshme edhe ënjtjet e nyjeve dhe presioni i lartë i gjakut”, shpjegon Prim. Dr. Dalibor Çiçin.