Kur qimet rreth thithkave bëhen shqetësuese?

Shfaqja e qimeve rreth thithkave nuk është diçka që duhet t'ju shqetësojë. Megjithatë, nëse gruaja vëren shumë qime në pjesë të tjera të trupit, ndërsa ciklet mujore të menstruacioneve janë të parregullta, atëherë problemi mund të jetë shumë më serioz.

Qimet e errëta të mprehta rreth thithave të gjoksit janë shfaqje e zakonshme tek gratë. Disa gra i largojnë ato me piskatore, por në këtë rast ekziston rreziku i infektimit, pasiqë lëkura rreth thithave është shumë e ndjeshme.

Dr. Margaret Stem thekson se mënyra më e mirë për të hequr qimet nga ato vende është prerja me gërshërë. Duke pasur parasysh se ato do të rriten përsëri, procedura duhet të përsëritet rregullisht.

Ajo thekson se shfaqja e qimeve rreth thithkave nuk është diçka që duhet t’ju shqetësojë. Megjithatë, nëse gruaja vëren shumë qime në pjesë të tjera të trupit, ndërsa ciklet mujore të menstruacioneve janë të parregullta, atëherë problemi mund të jetë shumë më serioz.

Sipas profesionistëve, kjo gjë mund të tregojë për sindromën policistike ovariane, gjë që kërkon vizitë urgjente në gjinekologji.