Kush është më i shëndetshëm: shafran i Indisë ose xhenxhefili?

Çfarë është më e shëndetshme për organizmin nga këto dy erëza fantastike? Varet nga nevojat e trupit tuaj.

Përfitimet shëndetësore të xhenxhefilit dhe shafranit të Indisë zakonisht njihen, por shumë ekspertë këshillojnë që këto dy artikuj ushqimor të mos merren në të njëjtën kohë.

Nga këto dy erëza fantastike, kush është më e shëndetshme për trupin? Varet nga nevojat e trupit tuaj.

  • XHENXHEFILI përmban: Magnez, vitaminë C, vitaminë B6, kalcium, zink, fosfor, hekur, bakër.
  • SHAFRANI I INDISË përmban: Vitaminë B6, kalium, hekur, vitaminë C, kalcium, magnez.

Shafrani i Indisë përmban më shumë hekur se xhenxhefili, i cili është i mrekullueshëm për njerëzit që kanë hemoglobinë të ulët dhe probleme me metabolizmin. E forcon imunitetin dhe ndihmon gjatë gripit, urthit, qetëson aknet dhe çrregullimet tjera të lëkurës, stimulon shërimin e plagëve, zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak dhe kolesterolit të keq, ndihmon në luftën kundër kilogramëve të tepërta, pastron mëlçinë dhe e normalizon periudhën e ciklit menstrual.

Xhenxhefili ndihmon në absorbimin e vitaminave dhe mineraleve, gjë që është e rëndësishme gjatë gjendjes së eshtrave të dobëta dhe anemisë, heq simptomat e ftohjes, njollat e plakjes, përmirëson gjendjen e lëkurës, zvogëlon inflamacionin e nyjeve, largon dhimbjen e muskujve, të përzierat…

Të dyja erëzat duhet të përfshihen tek të ushqyerit e juaj të përditshëm, prandaj njihuni me trupin tuaj dhe zbuloni se kur, çfarë erëze duhet të përdorni.