Lëngjet dhe çajrat për rikuperimin e shpejtë të trupit pas festave të fundvitit

Keni ngrënë dhe pirë shumë këto ditë?! Këtu keni disa sugjerime të shkëlqyeshëm se si të rikuperoni organizmin...

Nëse ditët e fundit keni ngrënë dhe pirë shumë, fillojeni mëngjesin me një gotë ujë të cilës i shtoni edhe lëngun e gjysmës së limonit. Limoni stimulon nxerrjen e toksinave dhe procesin e tretjes dhe e përmirëson absorbimin e materieve ushqyese nga ushqimi që do ta merrni për mëngjes.

Në mëngjes ose midis vakteve, pini çajra bimor dy deri tre herë në ditë, për shembull, çaj jeshil, çaj xhenxhefili, borzilok, koriandër… Këto çajra kanë efekt të dobishëm në funksionimin e mëlçisë dhe rrisin aftësinë e saj për të larguar toksinat nga organizmi.

Në vend të një vakti ushqimorë ose darkës, mund të pini edhe smoothie jeshil, i cili do t’ju mundësojë një mori vitaminash, minerale dhe antioksidantë, në këtë mënyrë do ta rëndojë më pak traktin digjestiv. Më së miri është që të kombinoni fruta të tilla si banane dhe mollë, portokall, fruta kivi, luleshtrydhe dhe perime me gjethe jeshile si spinaqi dhe lakra. Për shije më të ëmbël mund të shtoni qumësht bajamesh ose soje ose qumësht tjetër sipas dëshirës tuaj.