Lëngu i boronicës së kuqe e ul tensionin e lartë të gjakut

Studime të mëparshme kanë treguar që ushqimet e pasura me polifenol zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

Një studim eksperimental zbuloi se konsumi afatgjatë i lëngut të boronicave të kuqe ul tensionin e lartë të gjakut dhe e përmirëson funksionimin e enëve të gjakut. Duhet theksuar se me terapinë me ilaçe edhe ushqimi luan rol kryesor në ruajtjen e tensionit të gjakut brenda kufijve normal.

Disa studime të mëparshme kanë treguar që ushqimet e pasura me polifenol zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Boronica e kuqe, boronica dhe ribes nigrum (ribiza) janë burime të shkëlqyera të polifenoleve.

Gjithashtu është provuar se konsumimi afatgjatë i lëngut të boronicës së kuqe ka parandaluar shfaqjen e gjeneve që kanë të bëjnë me inflamacionin e nivelit të ulët në aortë.

Sipas mendimit të profesionistëve, duhet të kryhen kërkime shtesë në individë të shëndetshëm, të cilët kanë tension pak më të lartë të gjakut dhe të cilët, në vend që të marrin ilaçe, u rekomandohet ndryshimi i mënyrës së ushqimit dhe stili i jetesës.