Makadamia: fruti që mbron nga kanceri, ruan eshtrat dhe ul kolesterolin

Macadamia mund të ndihmojë në rregullimin e peshës trupore, humbjen e kilogramëve të tepërt dhe djegien e yndyrave

Makadamia është ushqim i shëndetshëm që ndihmon në ruajtjen e shëndetit. Këto janë disa nga avantazhet e saj.

Arra makadamia i përket grupit të frutave të thatë më të shëndetshëm, ndërsa origjinën e ka nga Australia, që deri më sot është akoma prodhuesi më i madh. Falë vetive ushqyese, ky frut vepron në ruajtjen e shëndetit të të gjithë organizmit.

Arra makadamia është burim i pasur i vitaminave, sidomos i vitaminave A, B dhe C, që forcojnë metabolizmin dhe kontribuojnë në ekuilibrimin e tij. Vitaminat ndikojnë në shëndetin e lëkurës, flokëve dhe thonjve, si dhe në shëndetin e eshtrave, muskujve dhe indit lidhës.

Përveç vitaminave, përmban edhe proteinat e tilla si kalcium, kalium, hekur, magnez, zink dhe fosfor. Duke pasur parasysh përqindjen e lartë të proteinave të pranishme, makadamia gjithashtu e ul kolesterolin dhe tensionin e gjakut.

Makadamia është edhe burim i energjisë. Ata shpesh i konsumojnë atletët, të cilët janë të përfshirë në aktivitete të ndryshme dhe kanë nevojë për më shumë energji sesa që trupi mund të marrë nga ushqimi i përditshëm. Arra macadamia përmban deri në 70% acide yndyrore të ngopura, të cilat e reduktojnë rrezikun e shfaqjes së kancerit.

Ky frut i thatë mund të ndihmojë në rregullimin e peshës trupore, humbjen e kilogramëve të tepërt, stimulon humbjen e peshës, djegien e yndyrave dhe zvogëlon oreksin.