Mbipesha mund të shkaktojë përgjigje imune të papërshtatshme dhe të dëmshme ndaj COVID-19

Reagimi imunitar i papërshtatshëm i shkaktuar nga mbipesha mund të shkaktojë dëmtime të rënda të organeve në forma të rënda të COVID-19, si dhe të zvogëlojë aftësinë e një personi për të luftuar koronavirusin e ri.

Mbipesha mund të shkaktojë përgjigje imune tepër aktive ndaj COVID-19, duke e bërë më të vështirë luftimin e koronavirusit të ri SARS-CoV-2, tregon studimi i botuar në revistën mjekësore Endocrinology.

Mbipesha jo vetëm që çon në probleme të tilla si sëmundje të zemrës dhe diabet, por gjithashtu ndikon në sistemin imunitar në shumë mënyra. Obeziteti shkakton aktivizim kronik me shkallë të ulët në disa pjesë të sistemit imunitar. Kur dikush me gjendje ekzistuese has në ndonjë infeksion, kjo mund të çojë në hiper-aktivizim të sistemit imunitar, por në mënyrë të dëmshme që nuk lufton kundër infeksionit.

Reagimi imunitar i papërshtatshëm i shkaktuar nga mbipesha mund të shkaktojë dëmtime të rënda të organeve në forma të rënda të COVID-19, si dhe të zvogëlojë aftësinë e një personi për të luftuar koronavirusin e ri. Obeziteti konsiderohet të jetë faktor i rëndësishëm rreziku për zhvillimin e formave të rënda të COVID-19.