MBROJTJA NGA COVID-19: Është më mirë të merret vaksina përforcuese menjëherë apo pas pushimeve verore?

Këto janë përgjigjet për disa nga pyetjet më të zakonshme në lidhje me dozën përforcuese të vaksinës.

Kombinim i vaksinave që do të ofrojnë mbrojtje shtesë kundër variantit omikron të koronavirusit ka të ngjarë të jetë i disponueshëm këtë vjeshtë. Ky njoftim nga Moderna duket se flet për një vaksinë që do të jetë kandidati kryesor për vaksinë përforcuese këtë vjeshtë. Por disa njerëz ende pyesin nëse duhet të marrin një vaksinë përforcuese përpara vjeshtës.

Këto janë përgjigjet për disa nga pyetjet më të zakonshme në lidhje me dozën përforcuese të vaksinës.

  • NËSE KENI KALUAR SHUMË KOHË MË PARË COVID-19, A DUHET TË MERRNI VAKSINË SHTESË?

Sipas Qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve – CDC, është mirë të prisni që simptomat të zhduken përpara se të merrni një dozë shtesë të vaksinës kundër koronavirusit. Disa ekspertë besojnë se është më mirë të prisni 3 muaj pasi simptomat e sëmundjes të jenë ulur.

  • A DUHET TË PRITNI DERI NË VJESHTË PËR DOZËN E DYTË BUSTER? 

Hannah Newman, drejtoreshë e Departamentit të sëmundjeve infektive në Spitalin Lenox në Nju Jork këshillon që të vaksinohen sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse numri i të infektuarve po rritet, ndaj është mirë që të vaksinoheni për të krijuar antitrupa. Mjeku Amesh Adalya shprehet se duhet pritur 7 ditë që të zhvillohen antitrupat dhe sistemi imunitar të jetë në gjendje të reagojë ndaj virusit.

  • A DO TË SHFAQEN SIMPTOMA TË REJA PAS DOZËS SË DYTË BUSTER

Dr. Newman thotë se efektet anësore në këtë rast mund të ndryshojnë nga personi në person, por shton se ka të ngjarë të jenë jetëshkurtër dhe mund të lehtësohen me ilaçe. Temperatura, dhimbjet e trupit dhe ënjtja e nyjeve limfatike janë disa nga simptomat e reagimit të sistemit imunitar ndaj vaksinës.

  • A DUHET TË MARRIN DOZË ​​TË KATËRT TË VAKSINËS PERSONAT E IMUNOKOMPROMTUAR?

Agjencioni amerikan i ushqimit dhe barnave ka autorizuar një vaksinë shtesë përforcuese për këdo mbi moshën 50 vjeç, por edhe për ata mbi 12 vjeç nëse është person imuniteti i të cilit është i dëmtuar.

  • SI FUNKSIONON VAKSINA E RE – NOVAVAX?

Një grup ekspertësh nga FDA deklarojnë se vaksina duhet të autorizohet urgjentisht, megjithëse agjencia ende nuk ka komentuar për këtë çështje. Është vaksinë e bazuar në proteina dhe vaksina të tilla janë përdorur për dekada. Vaksinat e hepatitit B dhe HPV janë gjithashtu të bazuara në proteina. Vaksinat Mrna të bazuara Moderna dhe Pfizer ndryshojnë, të cilat udhëzojnë trupin të prodhojë proteina në mënyrë që sistemi imunitar të mund të mbështetet tek ajo dhe ta njohë atë në të ardhmen.