MEGAINTERVISTË ME DR.ZHIVORAD KOCEVSKI: Pas ndërhyrjes kirurgjike për zmadhimin e gjoksit, pacienteve nuk iu duhen sytjenat

Në periudhën pas operative, veshja e sytjenave kompresive është e detyrueshme. Bëhet pjesë e garderobës në muajin e parë, por mund të jetë e dobishme deri në tre muaj në varësi të llojit të implantit ose në varësi të shtresës në të cilën vendoset vetë implanti. Pas tre muajsh, për shkak se vetë implanti i bën gjinjtë më të fortë, pacientet nuk kanë nevojë fare për sytjena. Por nëse pacientja dëshiron të veshë sytjena, duhet ditur se përdorimi i sytjena me tela metalikë është i ndaluar.

Zmadhimi me implante është metoda më e zakonshme e zmadhimit kirurgjikal të gjirit: Dr. Zhivorad Kocevski, specialist në kirurgjinë plastike rikonstruktive dhe estetike

SHKRUAN:

Katerina Shekerovska-Dimovska

 “Ndryshe nga implantet që janë përdorur në të kaluarën që kanë zgjatur për 10 vjet, implantet që prodhohen sot kanë një jetëgjatësi minimale prej 20 vjetësh dhe ka prodhues implante që ofrojnë garanci të përjetshme. Kështu, nëse implantet mbajnë të njëjtën formë dhe pozicion si në vitet e para pas operacionit, atëherë nuk ka nevojë për ndryshim”, shpjegon doktor Zhivorad Kocevski, specialist i kirurgjisë plastike rikonstruktive dhe estetike, për zmadhimin kirurgjik të gjoksit.

Një tregues i mjaftueshëm i popullaritetit të ndërhyrjes është numri i pothuajse dy milionë operacioneve estetike të rritjes së gjoksit në vit, ose më konkretisht, 1.860,000 të kryera në vitin 2018, në përputhshmëri të të dhënave të Shoqatës Amerikane për Kirurgjinë Estetike dhe Plastike.

Ndryshe nga implantet që përdoreshin në të kaluarën, teknologjia moderne e prodhimit të implanteve lejon jetëgjatësinë e tyre.

Për disa gra, rritja e gjoksit është një mënyrë për t’u ndjerë më e sigurt, ndërsa për disa të tjera është pjesë e rindërtimit të gjoksit në rrethana të ndryshme. Si lindi ideja e zhvillimit të kësaj procedure kirurgjikale dhe cilat femra janë kandidate për këtë lloj ndërhyrje? Sa rol luan mosha në marrjen e vendimit?

Dr.Kocevski: Me zhvillimin e shoqërisë moderne, për t’u ndjerë më të sigurt, në dy shekujt e fundit njerëzit i kushtojnë më shumë rëndësi pamjes së tyre. Me rritjen e vëmendjes që i kushtohet estetikës – pamjes dhe kënaqësisë së saj, njerëzit bëhen më të sigurt në vetvete. Kështu, së bashku me kirurgjinë plastike dhe rikonstruktive, fillon të zhvillohet edhe kirurgjia estetike. Në veçanti, zhvillimi i kirurgjisë rindërtuese dhe estetike të gjirit fillon në shekullin e 19-të. Përpjekja e parë për zmadhimin e gjoksit u bë nga mjeku austriak Robert Gersuni në vitin 1890, i cili përdori injeksionin e vajit të parafinës. Disa vite më vonë, në vitin 1906, Dr. Tansini bëri përpjekjen e parë për rindërtimin e gjirit tek një paciente femër pas një mastektomie të plotë. Kështu filloi një epokë e re e rindërtimit të gjoksit me ndihmën e një ballafaqimi muskuloro-lëkurorë që përmban m.Latissimus dorsi.

Në këtë periudhë për tu bërë një zmadhim kirurgjikal i gjoksit janë bërë shumë eksperimente si përdorimi i indit dhjamor dhe transferimi i tij në zonën e gjoksit, vendosja e sfungjerëve polivinil dhe injektimi i silikonit. Por këto eksperimente rezultuan në shfaqjen e një numri të madh të komplikimeve të padëshiruara intraoperative dhe postoperative, prandaj një pjesë e madhe e popullsisë femërore i shmangnin këto procedura.

Mosha nuk luan rol në marrjen e vendimit për zmadhimin e gjoksit. Pacientja duhet të jetë në moshë madhore, domethënë të jetë një person i pjekur emocionalisht dhe mendërisht. Grupmosha më e zakonshme që zgjedh zmadhimin kirurgjikal të gjirit përfshin gratë e moshës 25 deri në 35 vjeç, por jo rallë herë pacientët e moshuar të interesohen për trajtimin estetik ose rindërtues të gjinjve të tyre, veçanërisht pacientët e moshave të 40 dhe 50, tek të cilat është kryer mastektomia e gjirit për shkak të pranisë së kancerit

Në shekullin e 20-të, me zhvillimin e shoë bizit , ndërhyrjet e suksesshme për zmadhimin e gjoksit tek një pjesë e shumtë e yjeve të filmit si Merilin Monro, Lana Tarner dhe Ava Gardner, rikthyen interesin n e grave për zmadhimin e gjoksit. Kështu, në vitin 1961, Dou Korning (Doë Corning), pas 9 vite përkushtim, arriti të bënte implantin e parë silikoni për zmadhimin e gjoksit. Kjo është arsyeja pse ai u bë pionieri modern në zhvillimin e kësaj procedure estetike. Sot, metoda e tij, pavarësisht se i është nënshtruar një numri të madh modifikimesh të vetë implanteve dhe procedurës kirurgjikale, paraqet bazën për zhvillimin e procedurës estetike më të kërkuar në nivel botëror – zmadhimit të gjirit.

Një tregues i mjaftueshëm i popullaritetit të ndërhyrjes është vetë shifra e gati dy milionë operacioneve estetike të rritjes së gjoksit në vit. Më saktësisht, në vitin 2018 janë kryer 1.860.000 (sipas të dhënave të Shoqatës Amerikane për Kirurgjinë Estetike dhe Plastike).

Për sa i përket femrave kandidate për këtë lloj ndërhyrjeje kirurgjikale, sipas indikacionit mjekësor, bëhet fjalë për paciente me mastektomi për shkak të kancerit të gjirit, pacientë me gjoks tubular, asimetri të gjirit, si dhe pacientë me sindromën e Polonisë. Për sa i përket indikacioneve estetike, ato përfshijnë pacientë të pakënaqur me madhësinë e gjinjve të tyre si dhe praninë e gjoksit ptotik (të varur), veçanërisht pas periudhës së laktacionit.

Në të njëjtën kohë, mosha nuk luan një rol në marrjen e një vendimi për zmadhimin e gjoksit. Pacientja duhet të jetë në moshë madhore, domethënë të jetë një person i pjekur emocionalisht dhe mendërisht. Grupmosha më e zakonshme që zgjedh zmadhimin kirurgjik të gjirit përfshin gratë midis moshës 25 dhe 35 vjeç, por nuk është e pazakontë që pacientët e një moshe më të madhe të interesohen për trajtimin estetik ose rindërtues të gjinjve të tyre, veçanërisht pacientët pacientët e moshave të 40 dhe 50, tek të cilat është kryer mastektomia e gjirit për shkak të pranisë së kancerit

Si duket dhe si kryhet operacioni për zmadhimin e gjoksit?

Dr.Kocevski: Zmadhimi duke përdorur implante është metoda më e zakonshme e zmadhimit kirurgjikal të gjirit. Procedura operative kryhet nën anestezi të përgjithshme. Implanti që shërben për zmadhimin e gjoksit është një protezë që në varësi të materialit brenda vetë kapsulës mund të jetë: silikoni, poliuretani ose një protezë e mbushur me tretësirë ​​të kripur. Në varësi të madhësisë dhe llojit të implanteve që pacienti ka zgjedhur, kirurgu plastik përcakton se cili lloj i prerjes është më i përshtatshëm. Të gjitha vendimet në lidhje me pozicionin e prerjes dhe vendosjes së implanteve merren nga kirurgu në marrëveshje me pacientin pas një konsultimi të detajuar dhe bazuar në predispozitat fizike të pacientit. Gjatë vetë ndërhyrjes kirurgjikale, implanti vendoset në një xhep të formuar më parë, i cili në varësi të vlerësimit të bërë më parë, implanti mund të vendoset nën indin e gjirit, d.m.th. implantim submamar, ose mund të vendoset nën muskulin gjoksor, d.m.th. implantimi subpektoral. Për sa i përket formës së vetë implanteve për zmadhimin e gjirit, madhësia dhe pamja/forma e implanteve – implante të rrumbullakëta ose anatomike – përcaktohet para operacionit në konsultim me pacientin. Ka një shumëllojshmëri të gjerë të implanteve, por në përgjithësi ato janë të buta kanë një qëndrueshmëri dhe fleksibël. Pas vendosjes së implanteve, plaga kirurgjikale mbyllet në disa shtresa: shtresa muskulore, shtresa fasciale, shtresa nënlëkurore dhe më pas qepet lëkura. Kjo metodë e mbylljes së plagës kirurgjikale kryhet për të ulur tensionin e vetë plagës kirurgjikale, duke parandaluar kështu formimin e plagëve të shtrira dhe të deformuara.

Një pyetje e shpeshtë nga pacientet është se sa e madhe do të jetë mbresa pas operacionit? Megjithëse implanti është i madh në përmasa, ai është ende i butë dhe mjaft fleksibël, dhe kjo lejon që në shumicën e rasteve plaga operative të jetë midis 5 dhe 6 cm. Kjo është e mjaftueshme për të vendosur vetë implantet, kështu që madhësia e mbresës do të lëvizë gjithashtu brenda atyre dimensioneve.

Pyetja e dytë më e zakonshme në lidhje me zmadhimin kirurgjik të gjirit është, sa kohë zgjat operacioni? Si çdo operacion, për të arritur rezultatin më të mirë dhe për të shmangur të gjitha komplikimet e mundshme, operacioni zgjat deri në përfundimin e tij. Megjithatë, në shumicën e rasteve, operacioni për zmadhimin e gjirit zgjat nga 90 deri në 120 minuta.

Nëse pacientja është e pavendosur nëse do të dëshironte të kryente procedurën operative, rekomandohet që ajo të marrë parasysh sa e pakënaqur është me pamjen e saj. Qoftë operacioni i gjoksit, hundës apo ndonjë procedurë tjetër estetike, në mënyrë subjektive më mirë është vlerësimi i një shkalle nga 1 deri në 10 se sa e pakënaqur është ajo me pamjen e saj. Nëse pakënaqësia është më e lartë se 7, atëherë operacioni duhet të konsiderohet më seriozisht

Cilat gra nuk duhet të mendojnë për zmadhimin e gjoksit të tyre?

Dr. Kocevski: Pasi që numri më i madh i pacientëve që vijnë për ekzaminim te kirurgu plastik vijnë për shkak të ekzistimit të indikacionit estetik, gjegjësisht nuk janë të kënaqur me madhësinë e gjinjve të tyre, pas realizimit të gjirit kirurgjik,  pacientët jo vetëm që duhet të jenë të kënaqur me pamjen e tyre, por duhet të jenë të shëndetshme. Kjo do të thotë që gjendja shëndetësore nuk duhet të përkeqësohet pas operacionit. Prandaj para së gjithash duhet bërë një ekzaminim i plotë i pacientëve, i cili përfshin ekzaminimin mamografik ose ekografik të gjinjve, rëntgen i gjoksit, analizë e plotë e gjakut, ekzaminimin nga mjeku internist dhe njëkohësisht një mendim i tij, se pacienti mund të operohet me anestezi të përgjithshme.

Për sa i përket femrave kandidate për këtë lloj ndërhyrjeje kirurgjikale, sipas indikacionit mjekësor, bëhet fjalë për paciente me mastektomi për shkak të kancerit të gjirit, pacientë me gjoks tubular, asimetri të gjirit, si dhe pacientë me sindromën e Polonisë. Për sa i përket indikacioneve estetike, ato përfshijnë pacientë të pakënaqur me madhësinë e gjinjve të tyre si dhe praninë e gjoksit ptotik (të varur), veçanërisht pas periudhës së laktacionit.

Pacientët që nuk duhet të marrin në konsideratë zmadhimin kirurgjik të gjirit janë ata që kanë një ndryshim të dyshimtë të palpueshëm ose me ultratinguj ose ndryshim malinj të provuar të gjirit, pacientë që i janë nënshtruar një operacioni për të hequr një ndryshim malinj të gjirit. Ka kaluar të paktën një vit që nga kryerja e një procedure onkologjike, por kërkohet një opinion onkologjik konsullor përpara operacionit të mëtejshëm rikonstruktiv ose estetik të gjirit. Një kundërindikacion për zmadhimin kirurgjik të gjirit është gjendja e keqe shëndetësore e pacientit, ekzistenca e një sëmundjeje akute ose ekzistenca e një sëmundjeje kronike të patrajtuar. Kundërindikohet gjithashtu në prani të ndryshimeve inflamatore ose infektive në indin e gjirit, si për shembull prania e mastitit. Sigurisht, shtatzënia dhe ushqyerja me gji paraqesin kundërindikacione. Një gjendje e shqetësuar mendore si dhe ekzistenca e BDMS (sindroma trupore dismorfofobike) konsiderohen si kundërindikacion.

Procedura operative kryhet nën anestezi të përgjithshme

Cilat janë efektet anësore të rritjes së gjoksit, a ka rreziqe gjatë procedurës?

Dr. Kocevski: Nëse përjashtohet ekzistimi i një kundërindikacioni për zmadhimin kirurgjik të gjirit, pacienti është në gjendje të mirë të përgjithshme shëndetësore dhe mendore, ka bërë planifikim të saktë paraoperativ dhe nëse vetë operacioni kryhet në kushte të sterilitetit kirurgjik, atëherë nuk ka efekte anësore të rëndësishme në lidhje me kirurgjinë e zmadhimit të gjirit.

Megjithatë, ndërlikimet e mundshme përfshijnë: infeksionin, formimi i një mbrese kirurgjikale estetikisht e pakënaqshme, dhimbje, hematoma, gjakderdhje, kontrakturë kapsulare.

Siç e kemi përmendur tashmë, nëse operacioni kryhet në kushte të sterilitetit kirurgjik në sallën e operacionit dhe në fushën e operacionit, nëse kryhet profilaksia me antibiotikë, atëherë rreziku i infektimit reduktohet në minimum. Për sa i përket formimit të një mbrese estetikisht të pakënaqshme, parandalohet në atë mënyrë që instrumentet më të mira kirurgjikale të përdoren në kirurgjinë plastike në kombinim me teknikën e saktë kirurgjikale dhe qepjet kirurgjikale cilësore. Si çdo operacion, edhe në kirurgjinë estetike sigurisht që ka dhimbje pas operacionit. Për të siguruar rehati më të madhe për pacientët, gjatë qëndrimit postoperative në spital, dhimbja trajtohet duke dhënë analgjetik me anë të infuzionit. Në procedurën më pas, sidomos në kushtet e shtëpisë, dhimbja zgjidhet duke përdorur analgjetikë oralë. Kur bëhet fjalë për gjakderdhje, gjatë operacionit me ndihmën e elektorguagulimit ndërprehet çdo gjakderdhje. Vetë implanti nuk duhet të vendoset derisa të ndalet e gjithë gjakderdhja e mundshme. Edhe pse kirurgjia plastike është një nga operacionet më të mira, operacioni ende paraqet një traumë në inde. Kështu që në periudhën pas operacionit të jetë e mundur shfaqja e ënjtjes dhe hematomës. Kjo është arsyeja pse është e detyrueshme vendosja e drenave gjatë operimit. Drenat jo, që vetëm parandalojnë krijimin e një hematome, por na tregojnë edhe shkallën e reaksionit indor, pra sekretimin e përmbajtjes së përgjakshme ose serioze, gjë që tregon suksesin e trajtimit operativ.

Një pyetje e shpeshtë nga pacientët është se sa e madhe do të jetë mbresa pas operacionit? Megjithëse implanti është i madh në përmasa, ai është ende i butë dhe mjaft fleksibël, dhe kjo lejon që në shumicën e rasteve plaga operative të jetë midis 5 dhe 6 cm. Kjo është e mjaftueshme për të vendosur vetë implantet, kështu që madhësia e mbresës do të lëvizë gjithashtu brenda atyre dimensioneve

Edhe pse trupi i njeriut funksionon si një sistem i përsosur, në disa raste kjo mund të çojë në komplikime të tilla si kontraktura kapsulare. Kontraktura kapsulare është një nga ndërlikimet më serioze që mund të ndodhë pas operacionit për zmadhimin e gjirit. Në fakt, kontraktura kapsulare është formimi i indit lidhës rreth vetë implantit në formën e një kapsule, dhe ndodh sepse sistemi imunitar e njeh implantin si një trup të huaj dhe duke qenë se nuk mund ta heqë atë, përpiqet ta mbështjell. Një mënyrë për të parandaluar këtë fenomen është: vendosja submuskulare e vetë implantit, kontakti minimal i implantit me lëkurën e pacientit, ujitja e xhepit të krijuar me tretësirë ​​antibiotike, si dhe manipulimi minimal i vetë implantit.

Kontraktura kapsulare ndodh më shpesh tek 30% e pacienteve tek të cilët është vendosur një implant i mbushur me tretje fiziologjike ose të ashtuquajtur “solucion fiziologjik”. Ndodh me më pak se 4% në pacientët ku zmadhimi është bërë duke përdorur implante silikoni.

Nëse operacioni do të bëjë vërtet pacientin e lumtur, do të thotë që pas operacionit vetëbesimi i pacientit do të jetë në një nivel më të lartë, atëherë pacienti nuk duhet të hezitojë në lidhje me vetë procedurën e operacionit.

Si zbatohet rikuperimi pas operacionit dhe sa kohë duhet të kalojë para kthimit në aktivitetet e përditshme?

Dr. Kocevski: Pas zmadhimit kirurgjik të gjirit, pacienti duhet të monitorohet në repartin e kujdesit intensiv pas anestezisë dy orët e para pas operacionit për të monitoruar me sukses gjendjen pas induktimit të anestezisë së përgjithshme. Pas dy orësh, pacientja zhvendoset në dhomën e saj të spitalit ku monitorohet në intervale 2 deri në 3 orë. Tashmë 8 orë pas zmadhimit kirurgjik të gjoksit, pacienti mund të ngrihet nga shtrati dhe të lëvizë nëpër dhomë. Lëvizja në dhomë është nën mbikëqyrjen e personelit mjekësor të spitalit. Gjatë 24 orëve të para të operacionit për zmadhimin e gjirit, është e nevojshme të monitorohet sasia e përmbajtjes së mbledhur përmes drenazheve. Nëse pacientja është në gjendje të mirë të përgjithshme shëndetësore, nëse nuk ka rrezik për komplikime, atëherë në 24 orët e ardhshme pas operacionit, pra ditën e parë postoperative pas heqjes së drenave, ajo mund të lëshohet për shërim të mëtejshëm në shtëpi. Në shtëpi rekomandohet pushimi, respektimi i detyrueshëm i rekomandimeve të dhëna nga kirurgu, si dhe përdorimi i detyrueshëm i terapisë së përshkruar. Në ditën e pestë pas operacionit pacienti vjen për kontrollin e parë, kur bëhet ekzaminimi i plagës kirurgjikale si dhe i zmadhimit të gjoksit, atëherë bëhet edhe fashimi i plagëve kirurgjikale. Dita e dhjetë pas operacionit është kontrolli i radhës kur hiqen qepjet nga plagët operative. Tashmë pas ditës së dhjetë, nuk është e nevojshme fashimi i plagëve kirurgjikale, domethënë pas 10 ditësh, tashmë fillon formimi i një mbrese. Në të ardhmen, pacienti tashmë mund t’i rikthehet kryerjes së aktiviteteve të përditshme, por pa aktivitet fizik që përfshin ngritjen e një ngarkese si dhe ngritjen e krahëve mbi nivelin e shpatullave. Dy javë pas operacionit, në varësi të llojit të punës që bën pacientja, ajo mund të kthehet në punë. Një muaj pas zmadhimit kirurgjik të gjoksit, pacienti mund të fillojë aktivitet fizik gradual si dhe të fillojë ushtrimet e palestrës. Por është e rëndësishme të theksohet se ushtrimet në palestër duhet të jenë duke përdorur peshën adekuate, pa përdorur peshë shtesë të dorës, atëherë nuk ka kufizime të tjera në kryerjen e aktiviteteve nga jeta e përditshme si dhe aktiviteteve profesionale.

Sa vjet zgjat zmadhimi i gjoksit, pra sa mund të qëndrojnë në formë implantet? A duhet të ndryshohen pas një periudhe të caktuar?

Dr.Kocevski: Ndryshe nga implantet që përdoreshin në të kaluarën, teknologjia moderne e prodhimit të implanteve lejon jetëgjatësinë e tyre. Ndryshe nga implantet që janë përdorur në të kaluarën që kanë zgjatur për 10 vjet, implantet që prodhohen sot kanë një qëndrueshmëri minimale prej 20 vjetësh dhe ka prodhues implante që ofrojnë një garanci të përjetshme. Kështu, nëse implantet mbajnë të njëjtën formë dhe pozicion si në vitet e para pas operacionit, atëherë nuk është e nevojshme të ndryshohen. Ekziston një ndryshim në jetëgjatësinë midis implanteve të mbushura me kripë dhe implanteve silikoni. Për shkak të faktit se implantet e mbushura me tretësirë ​​të kripur mund të ndryshojnë formën e tyre, domethënë mund të shfaqen sipërfaqe të parrafshëta në lëkurë në zonën e sipërme të gjoksit, si dhe për shkak të rrezikut më të madh të këputjes, nga vetë implantet rekomandohet heqja e tyre ose zëvendësimi i tyre sërish pas 10 vjetësh nga implantimi. Kur bëhet fjalë për implantet silikoni, mendimi i përgjithshëm është se nëse ato kanë ruajtur formën e tyre, nuk janë çarë dhe nuk kanë kontrakturë kapsulare, mund të qëndrojnë për 20 vjet. Nëse nuk ka komplikime pas 20 vjetësh, ato mund të mbeten edhe më gjatë.

Në fakt, 20 vjet është periudha gjatë së cilës nuk pritet këputja e vetë implantit. Rreziku i këputjes rritet me 1% çdo vit. Kjo do të thotë se pas 20 vjetësh, rreziku i këputjes së implantit është 20%. Por nëse pacienti bën kontrolle të rregullta vjetore, duke filluar nga viti i parë pas zmadhimit të gjirit, atëherë gjendja e implanteve mund të monitorohet me më shumë siguri do të mbeten të pa zëvendësueshme edhe pas 20 vitesh.

Pas tre muajsh, për shkak se vetë implanti e bën gjoksin më të fortë, pacientët nuk kanë nevojë fare për sytjena.

Një nga pyetjet që i intereson femrat që po mendojnë për këtë lloj ndërhyrje është nëse implantet kërkojnë vendosjen e sytjenave, e cila sigurisht është e detyrueshme në javët e para pas ndërhyrjes, por çfarë më pas?

Dr.Kocevski:Në periudhën pas operacionit, veshja e sytjenave kompresive është e detyrueshme. Bëhet pjesë e garderobës në muajin e parë, por mund të jetë e dobishme deri në tre muaj në varësi të llojit të implantit ose në varësi të shtresës në të cilën vendoset vetë implanti. Pas tre muajsh, për shkak se vetë implanti i bën gjinjtë më të fortë, pacientët nuk kanë nevojë fare për sytjena. Por nëse pacienti dëshiron të veshë sytjena, duhet ditur se përdorimi i sytjenave me tela metalike të vendosura brenda është i ndaluar.

A mund të ushqehej me gji një grua pasi vendos implantet në gji?

Dr.Kocevski:Nëse operacioni i zmadhimit të gjirit kryhet nga një kirurg plastik me përvojë dhe të mirë arsimuar, i cili duke përdorur një teknikë adekuate kirurgjikale e vendos implantin në pozicionin e duhur, atëherë shmanget rreziku i dëmtimit të indit të gjirit. Kjo do të thotë që një grua në periudhën pas lindjes mund të ushqejë foshnjën me gji pa problem. Nëse pacientja nuk ka ushqyer më parë me gji dhe të njëjtën e planifikon, atëherë ajo nuk duhet të zgjedhë një zmadhim të gjirit që përfshin një prerje kirurgjikale në zonën përreth thithave, sepse ajo qasje kirurgjikale rrit rrezikun e zhvillimit të problemeve gjatë dhënies së gjirit. Nëse qasja kirurgjikale për zmadhimin e gjirit bëhet përmes një prerjeje kirurgjikale në zonën e palosjes submamare ose në zonën e nën sqetullës, atëherë nuk ka rrezik për komplikime të lidhura me ushqyerjen me gji. Një nga arsyet që mund të çojë në komplikime në lidhje me ushqyerjen me gji është madhësia e implanteve. Nëse implantet përdoren në shkallë fiziologjike, pra nëse madhësia e implanteve është brenda kufijve të vlerave normale pas matjes së gjoksit paraprakisht dhe gjinjve të pacientit, atëherë nuk ka rrezik për komplikime në lidhje me ushqyerjen me gji. Por nëse përdoren implante të mëdha që janë më të mëdha se përmasat e rekomanduara nga kirurgu plastik, atëherë vetë implanti çon në kompresim të vetë indit të gjirit, duke rritur rrezikun e komplikimeve gjatë ushqyerjes me gji.

Çfarë do t’u rekomandoni femrave që janë të pakënaqura me pamjen e gjoksit të tyre dhe hezitojnë për zmadhimin e saj me anë të ndërhyrjes kirurgjikale?

Dr.Kocevski: Nëse pacientet janë të pakënaqura me pamjen e tyre dhe nëse vendosin dhe dëshirojnë të zmadhojnë gjoksin, rekomandohet që të jenë të informuara mirë për procedurën operative, por është e nevojshme edhe të informohen mirë për komplikacionet e mundshme të padëshiruara. Kur është në pyetje zmadhimi i gjoksit, përpara se të vendosni se ku dhe me kë do të dëshironit ta kryeni operacionin, informohuni mirë për edukimin dhe përvojën e kirurgut. Nëse pacientja është e pavendosur nëse do të donte të kryente procedurën operative, rekomandohet që ajo të marrë parasysh sa e pakënaqur është me pamjen e saj. Qoftë operacioni i gjoksit, hundës apo ndonjë procedurë tjetër estetike, mënyra më e mirë është të vlerësoni subjektivisht në një shkallë nga 1 deri në 10 se sa e pakënaqur është ajo me pamjen e saj. Nëse pakënaqësia është më e lartë se 7, atëherë vetë operacioni duhet të konsiderohet më seriozisht. Pyetja e dytë që pacienti duhet t’i bëjë vetes, a do të jetë më e lumtur pas operacionit? Nëse operacioni do ta bëjë vërtet pacienten më të lumtur, kjo do të thotë që pas operacionit vetëbesimi i pacientes do të jetë në një nivel më të lartë, kështu që, pacientja nuk duhet të ketë hezitim në lidhje me procedurën e operacionit. Nëse pacientja beson se procedura e kirurgjisë estetike nuk do të ndryshojë dukshëm pamjen para operacionit dhe nuk do të çojë në rritjen e vetëbesimit, pra nuk do ta bëjë atë më të lumtur, atëherë pacienti nuk duhet të mendojë fare për kirurgjinë estetike sepse pavarësisht nga rezultati përfundimtar, pacientja nuk do të jetë e kënaqur me të.