MJEKËT SYGJEROJNË QË TË JEMI TË KUJDESSHËM: Simptomat e ftohjes që mund të nënkuptojnë se jeni infektuar me omicron

Ekzistojnë disa simptoma që janë të ngjashme me ftohjen e zakonshme dhe koronavirusin, ndaj është e rëndësishme t'i dalloni ato.

Pavarësisht numrit të rasteve dhe masave të zbutura ndjeshëm, pandemia nuk ka përfunduar ende. Variantet e reja, veçanërisht omicron, janë shumë infektiv, ndaj edhe njerëzit më të ndjeshëm duhet të jenë të kujdesshëm.

Ekzistojnë disa simptoma që janë të ngjashme me ftohjen e zakonshme dhe koronavirusin, ndaj është e rëndësishme t’i dalloni ato.

  • Dhimbje fyti

Dhimbja e fytit mund të nënkuptojë ftohje dhe grip, por gjithashtu mund të nënkuptojë se jeni infektuar me omikron. Ndërsa simptomat klasike të COVID-19 vazhdojnë të jenë ethet, kolla, humbja e ndjenjës së nuhatjes dhe shijes, dhimbja e fytit është një nga simptomat kryesore të omicron.

  • Rrjedhja e hundëve

Dihet tashmë se omikroni dhe nënvariantet e tij sulmojnë kryesisht traktin e sipërm respirator, në krahasim me variantin delta që sulmon traktin e poshtëm respirator, i cili përfshin mushkëritë. Kjo do të thotë se simptomat kryesore të omicron janë rrjedhja e hundëve dhe dhimbja e fytit.

  • Dhimbje koke

Dhimbjet e kokës mund të shkaktohen nga një sërë faktorësh, por ato gjithashtu mund të jenë simptoma të infeksionit me omikron. Përndryshe, dhimbja e kokës është simptomë që raportohet si në fazat e hershme ashtu edhe në ato të mëvonshme të infeksionit.

  • Lodhja

Ndjenja e lodhjes është një nga simptomat më të zakonshme të raportuara nga njerëzit me infeksion omicron. Kohëzgjatja e lodhjes varet nga ashpërsia e infeksionit. Në disa raste mund të zgjasë më shumë se dy ose tre javë, që tregon për COVID-19 afatgjatë.

  • Teshtitja

Teshtitja është një nga shenjat kryesore të omicron, por sipas Qendrës amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC), nëse teshtitja është e vetmja simptomë që vëreni, nuk është COVID-19.