Mjeku publikon imazhet e mushkërive të pacientëve të vaksinuar dhe të pavaksinuar me COVID-19

"Mushkëritë e pacientit të vaksinuar shfaqin qarkullim më të madh ajri, pjesa më e madhe e mushkërive është me ngjyrë të zezë, që do të thotë se nuk ka dëmtime ose janë të vogla dëmtimet. Nga ana tjetër, radiografia e një personi të pavaksinuar tregon se mushkëritë janë të ‘shtrënguara’, gjë që kufizon qarkullimin e oksigjenit në të gjithë trupin", shpjegon Dr. Duran.

Imazhet tregojnë ndikimin e virusit SARS-CoV-2 në mushkëritë e pacientëve me COVID-19, ku njëri pacient është vaksinuar ndërsa tjetri është i pavaksinuar.

“Ata që sëmuren shumë janë personat e pavaksinuar”, thotë Sam Durany, kreu i Qendrës Mjekësore të Deer Valley, duke shtuar se personat e pavaksinuar shpesh duhet të kalojnë në mbështetje oksigjeni.

“Mushkëritë e pacientit të vaksinuar shfaqin qarkullim më të madh ajri, pjesa më e madhe e mushkërive është me ngjyrë të zezë, që do të thotë se nuk ka dëmtime ose janë të vogla dëmtimet. Nga ana tjetër, radiografia e një personi të pavaksinuar tregon se mushkëritë janë të ‘shtrënguara’, gjë që kufizon qarkullimin e oksigjenit në të gjithë trupin”.

“Vaksinat mbrojnë kundër formës më të rëndë të sëmundjes dhe vdekshmërisë në shumicën e njerëzve që preken nga COVID-19,” shpjegoi ai.

Të dhënat nga Qendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC) tregojnë se rreziku i vdekjes nga COVID-19 është njëmbëdhjetë herë më i lartë tek të rriturit e pavaksinuar, sesa tek të rriturit e vaksinuar. Shkalla e vdekshmërisë së personave që janë plotësisht të vaksinuar përbën 1% të të gjitha vdekjeve nga COVID-19 në Angli.

“Vaksina funksionon jashtëzakonisht mirë dhe parandalon që virusi të përparojë në pneumoni apo të infiltrohet në mushkëri”, theksoi Dr. Duran.