NDJENI LODHJE, DHIMBJE TË MUSKUJVE APO NUK FLENI REHAT EDHE PAS NJË VITI QË KENI KALUAR COVID-19? Këto janë problemet më të zakonshme të sëmundjes tek ata që e kaluan koronën 365 ditë pas infektimit

Ekipi i shkencëtarëve dhe mjekëve theksojnë se rezultatet e studimit tregojnë se tani ekziston nevoja urgjente për të hartuar mënyra të reja për të luftuar dhe parandaluar të COVID-in afatgjatë.

“Më pak se 30 për qind e pacientëve me COVID-19 që janë shtruar në spital për komplikacione të shkaktuara nga sëmundja janë shëruar plotësisht brenda një viti nga fillimi i infeksionit”, thuhet në rezultatet e një studimi mbi ndikimin e COVID-19 afatgjatë tek pacientët në Britaninë e Madhe.

Një ekip shkencëtarësh dhe mjekësh nga Universiteti i Leicester-it, ndër të tjera, zbuluan se shkalla e rikuperimit pas shtrimit në spital ishte më e keqe tek gratë sesa tek burrat dhe shanset që individët të përmirësonin shëndetin e tyre ndoshta ndikoheshin nga mbipesha.

Simptomat që pacientët raportuan një vit pas fillimit të infeksionit përfshinin lodhje, dhimbje muskujsh, gjumë të dobët dhe gulçim.

“Duke pasur parasysh se më shumë se 750,000 njerëz janë shtruar në spital në Britaninë e Madhe gjatë dy viteve të fundit për shkak të COVID-19, tashmë është e qartë nga hulumtimi ynë se pasojat e kësaj sëmundjeje do të jenë të mëdha”, tha Rachel Evans, një nga autorët kryesor të studimit.

Ekipi i shkencëtarëve dhe mjekëve thekson se rezultatet e studimit tregojnë se tani ekziston nevoja urgjente për të hartuar mënyra të reja për të luftuar dhe parandaluar të ashtuquajturin kovidi afatgjatë.

“Pa trajtim efektiv, kovidi afatgjatë mund të bëhet një gjendje shumë e zakonshme afatgjate”, thekson prof Chris Breitling, bashkautor i studimit.

Studimi, i paraqitur të dielën në Kongresin Evropian të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive në Lisbonë, analizoi të dhënat e mbledhura nga më shumë se 2 000 pacientë nga 39 spitale në Britani. Të gjithë u shtruan në spital pas infeksionit me koronavirus.

Një vlerësim shtesë i shëndetit të tyre u publikua pesë muaj më vonë, dhe pastaj përsëri një vit më vonë.

“Ne zbuluam se vetëm 25 për qind e pacientëve të shtruar në spital me COVID-19 u shëruan plotësisht pesë muaj pas daljes nga spitali. Ky numër është rritur pak – në 29 për qind në një vit.”

“Është një shkallë mjaft e kufizuar e rikuperimit kur bëhet fjalë për përmirësimin e shëndetit mendor të pacientëve, përmirësimin e funksionit normal të organeve dhe cilësisë së jetës. Rezultatet ishin befasuese”.

Shkencëtarët kanë vërejtur një shkallë më të keqe të rikuperimit tek gratë, duke përfshirë njerëzit me mbipeshë dhe ato që iu nënshtruan ventilimit mekanik gjatë qëndrimit të tyre në spital.

“Ne kemi zbuluar se shtrimi në spital ka më shumë gjasa në rastin e komplikimeve të lidhura me covidin që mbizotërojnë në popullatën mashkullore, por ata kanë më shumë gjasa të shërohen më shpejt pas daljes nga spitali. Kërkimet kanë treguar se gratë dhe njerëzit obezë janë më të prirur për një rikuperim më të ngadaltë një vit pas infeksionit me COVID-19,” shpjegon Dr. Evans.

Profesor Lewis Wayne, një nga autorët e studimit, tha se faktor kritik në një shkallë kaq të ulët të rikuperimit ishte mungesa e trajtimit afatgjatë.

“Përkatësisht, nuk ka barna specifike terapeutike për kovidin afatgjatë dhe të dhënat në të cilat arritëm në këtë studim tregojnë nevojën urgjente për mënyra më efektive të trajtimit”, tha Prof. Wayne.

Studiuesit zbuluan se shumë pacientë që raportuan mosfunksionim të organeve pas shtrimit në spital vuanin nga inflamacion i përhershëm. “Këta pacientë ndoshta do t’i përgjigjen mirë metodave të trajtimit që fokusohen në trajtimin e inflamacionit,” shtoi ajo.