Ndryshimi i mikroflorës së zorrëve shkakton obezitet

Mikroflora është e rëndësishme për tretjen e ushqimit dhe absorbimin e substancave të dobishme, por edhe për formimin e sistemit mbrojtës.

Është vërtetuar lidhja midis ndryshimit të mikroflorës së zorrëve dhe shfaqjes së obezitetit, diabetit dhe sindromës metabolike. Sipas hulumtimeve të fundit, ky lloj ndryshim ka rol të rëndësishëm në shfaqjen e sëmundjeve të sistemit digjestiv, zorrë së trashë të irrituar, sëmundjet inflamatore të zorrëve, por edhe disa sëmundje tjera malinje, siç është kanceri i zorrës së trashë.

Ekziston një komunikim dykahësh shumë i rëndësishëm, si ndërveprimi midis trurit dhe sistemit të tretjes, në të cilin bëhet fjalë për bakteret dhe si ata veprojnë. Dihet se kur foshnjat lindin në mënyrë natyrale, trashëgojnë rreth 40% të mikroflorës së zorrëve, ndërsa përbërja është krejtësisht ndryshe kur foshnjat lindin me prerje cezariane. Këta fëmijë kanë më shumë gjasa që të vuajnë nga alergjitë dhe ekzema gjatë jetës së tyre. Më vonë, me kalimin e viteve përbërja e baktereve dhe diversiteti i tyre ndryshon me përdorimin e barnave dhe ndryshimin e mënyrës së të ushqyerit.