Në Ohër mbahet Kongresi i IV-të i Shoqatës së Ortopedëve dhe Traumatologëve të Republikës së Maqedonisë (fotogaleri)

NProgram i pasur shkencor, ligjerata të vlefshme, debatet shkencore dhe diskutimet interaktive janë fokusi i vëmendjes së ngjarjes katër ditore (26-29 prill), tema të cilat i mbulojnë të gjitha fushat e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Në një atmosferë të mrekullueshme pune, prej datës 26 deri 29 prill në Ohër, mbahet Kongresi i IV-të i Shoqatës së Ortopedëve dhe Traumatologëve të Republikës së Maqedonisë, me pjesëmarrje ndërkombëtare.

Program i pasur shkencor, ligjerata të vlefshme, debatet shkencore dhe diskutimet interaktive janë fokusi i vëmendjes së ngjarjes katër ditore, tema të cilat mbulojnë të gjitha fushat e ortopedisë dhe traumatologjisë, si sëmundjet degjenerative dhe lëndimet e gjymtyrëve të poshtme dhe të sipërme, sëmundjet dhe traumat e shtyllës kurrizore, ortopedia e fëmijëve, traumatologjia sportive dhe tumoret e sistemit kockor-muskulor.

“Prania e pjesëmarrësve nga rajoni i Ballkanit dhe më gjerë, si dhe prania e ligjëruesve ndërkombëtarë, do të mundësojë shkëmbimin e përvojave dhe diskutimin e opinioneve kundërthënëse mbi tema të caktuara të ortopedisë dhe traumatologjisë”, tha prof. Dr. Zoran Bozhinovski, Kryetari i Shoqatës.

Në galerinë e më poshtë hidhni një sy atmosferës së këtij viti të Kongresit të Shoqatës së Ortopedëve dhe Traumatologëve të Republikës së Maqedonisë, i cili deri më tani është më i plotë në bazë të pjesëmarrësve dhe programit shkencor.