Ngrënia e thonjëve është një problem psikologjik serioz

Psikologët i këshillojnë njerëzit me një problem të tillë, që t'i kushtojnë vëmendje situatave në të cilat ata i hanë thonjtë. Nëse shkaku është stresi i çastit, ata këshillojnë përdorimin e teknikave të relaksimit, më shumë gjumë dhe aktivitet fizik

Kur bëhet fjalë për ngrënien e thonjëve tek fëmijët, nga ato pritet që ta heqin qafe këtë zakon në të ardhmen. Megjithatë, për të rriturit kjo është e vështirë, ndërsa një hulumtim gjerman ka treguar se madje 15% e popullsisë e ka këtë ves të keq. Profesionistët besojnë se ky është një problem serioz psikologjik, i cili mund të zgjidhet me ndihmën e mjekut.

Sipas statistikave, pothuajse gjysma e fëmijëve, si dhe ato të moshës 10 deri në 18 vjeç, herë pas here i hanë thonjtë.

Këtë gjë e bëjnë çdo ditë një e treta e fëmijëve dhe 45% e adoleshentëve, ndërsa shumica prej tyre heqin dorë nga ky ves pas moshës 30 vjeçare, megjithatë, thonjtë shpesh mbeten të deformuar. Psikologët i këshillojnë njerëzit me një problem të tillë, që t’i kushtojnë vëmendje situatave në të cilat ata i hanë thonjtë. Nëse shkaku është stresi i çastit, ata këshillojnë përdorimin e teknikave të relaksimit, më shumë gjumë dhe aktivitet fizik. Megjithatë, nëse ndjeni ankth dhe tension derisa i hani thonjtë, ata theksojnë se problemi është më i komplikuar, mirëpo në çdo rast e rëndësishme është që të bëni gjithçka për të larguar tensionin.

Gjeni mbështetje tek të afërmit tuaj. Kërkojuni atyre t’ju paralajmërojnë kur pavetëdije të filloni me ngrëniene e thonjëve. Përdorni mjete për forcimin e thonjëve, si dhe losione, llaka dhe kremra të veçantë me shije të hidhur dhe erë të fortë. Ekzistojnë edhe mjete të cilat mundësojnë që thonjtë të shërohen më shpejt.

Mjekët këshillojnë që këta persona të përdorin një top të vogël dhe ta shtrëngojnë atë sa herë që ndjejnë nevojën për të ngrën thonjtë, gjë që do të ndihmojë në lehtësimin e tensionit.