Niveli i antitrupave varet edhe nga periudha e ditës kur kemi marrë vaksinën kundër COVID-19

Niveli i antitrupave është më i lartë gjatë orëve të pasditeve, pretendojnë shkencëtarët.

Ora jonë biologjike rregullon shumë aspekte të trupit, duke përfshirë reagimin ndaj vaksinës. Një studim i ri i botuar në revistën Biological Rhythms tregon se nivelet e antitrupave mund të jenë më të larta kur njerëzit e marrin vaksinën pasdite dhe jo në mëngjes.

“Studimi ofron përgjigje se si orët e ditës ndikojnë në përgjigjen imune ndaj vaksinës kundër COVID-19”, tha njërsa nga autoret e studimit Dr. Elizabeth Clerman, profesoreshë në Universitetin e Harvardit.

E njëjta gjë ndodh me shumë ilaçe, personat që kanë sëmundje të mushkërive do të ndjejnë simptoma të forta në një pjesë të caktuar të ditës. Studimi tregoi se njerëzit që morën vaksinën e gripit kishin më shumë antitrupa nëse e bënin atë në mëngjes dhe jo pasdite.

“Gjithashtu është treguar se nëse kimioterapia jepet në momente të caktuara të ditës, do të veproj më mirë tek qelizat e kancerit dhe zvogëlon toksicitetin ndaj qelizave të dëmtuara”, tha Dr. Clermann. Kështu, autorët propozuan të ekzaminonin shkallën në të cilën ora biologjike ndikon në përgjigjen imune ndaj vaksinës së sëmundjes COVID-19.

Studimi mati nivelet e antitrupave pas marrjes së vaksinës tek 2.190 profesionistë të kujdesit shëndetësor në Angli. Mostrat e gjakut nga punëtorët asimptomatikë u mblodhën në kohën e vaksinimit. Ata zhvilluan një model sipas të cilit veprimi i antitrupave mund të kontrollohet në varësi të kohës së vaksinimit dhe vaksinës që kanë marrë, moshës, gjinisë dhe numrit të ditëve pas vaksinimit.

Përgjigja e antitrupave është treguar të jetë shumë më e fortë te çdo person gjatë orëve të pasdites. Me këtë fakt, përgjigja e antitrupave është më e mirë tek gratë dhe të rinjtë – që kanë marrë vaksinën mrna.

Ky studim nuk është në përputhje me informacionin e mëparshëm që tregonte se burrat e moshuar treguan një përgjigje më të mirë ndaj antitrupave ndaj vaksinës së gripit nëse vaksinoheshin në mëngjes.

“Vaksina SARS-CoV-2 dhe vaksina kundër gripit kanë mekanizma të ndryshëm veprimi, kështu që përgjigja e antitrupave mund të varet nga fakti nëse trupi njeh patogjenët nga vaksinat e mëparshme apo është i ekspozuar ndaj një virusi të ri”, tha Dr. Clerman.

“Ne duhet të vazhdojmë të hulumtojmë dhe rishikojmë të dhënat e marra për të kuptuar më mirë efikasitetin e vaksinave dhe reagimin e organizmit ndaj vaksinës përpara se të mund të bëjmë një rekomandim për ata që duan të marrin një dozë shtesë, kur duhet ta bëjnë atë gjatë ditës”, shtoi profesoresha, duke vënë në dukje se ky hulumtim është hapi i parë për të demonstruar rëndësinë e kohës gjatë ditës që jepet vaksina.

Clerman thekson se është e rëndësishme të vaksinohesh, pavarësisht se në cilën orë të ditës dhe sigurisht që është hapi më i rëndësishëm në parandalimin e zhvillimit të sëmundjes dhe simptomave serioze. Këto të dhëna synojnë të theksojnë rëndësinë e mbledhjes së të dhënave për kohën e vaksinimeve ose çdo ndërhyrje në studimet klinike dhe shkencore.