Një grusht arra në ditë mund t’ju shpëtojë jetën

Arrat ngopin shpejtë, ndërsa lëndët ushqyese të këtij fruti ndikojnë pozitivisht mbi shëndetin.

Arra janë të pasura me proteina bimore, përmbajnë përqindje të lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe vitamina E. Arrat përmbajnë sterole natyrale, substanca të cilat zvogëlojnë nivelin e sheqerit në gjak, si dhe magnez dhe kalium, i cili është i rëndësishëm për metabolizmin e ujit në organizëm.

Vetëm një grusht arra – 30 deri në 32 gram në ditë, mund të zvogëlojë kolesterolin mesatarisht deri në 5%, theksojnë mjekët.

Falë këtij veprimi, ulet ndjeshëm edhe rreziku ndaj sulmit në zemër i shkaktuar nga ndërprerja e furnizimit me gjak në zemër. Pikërisht ky rezultat, shpesh fatal, mund të japë pikërisht niveli i rritur i kolesterolit.

Kolesteroli është i domosdoshëm për funksionimin e organizmit, por nëse është i lartë mund të çojë në bllokimin e enëve të gjakut.

Efekti pozitiv në zvogëlimin e niveleve të kolesterolit kanë edhe frutat tjerë të thatë – bajamet, lajthitë, fistikët dhe kikirikët.