NJOHURI TË REJA PËR COVID-19: Omicron nuk ka asnjë efekt të dëmshëm në shëndetin e zemrës tek të rinjtë

“Në kundërshtim me hipotezën tonë, nuk kishte asnjë ndryshim në asnjë nga këto parametra midis të rinjve të shëndetshëm të vaksinuar, të cilët u infektuan me COVID-19 gjatë valës së omicron dhe atyre që nuk u sëmurën kurrë”, përfundojnë autorët e hulumtimit.

Varianti omikron i koronavirusit nuk ndikon negativisht në shëndetin kardiovaskular tek të rinjtë që janë vaksinuar, tregon një studim më i vogël amerikan.

Studimi arriti në përfundimin se variantet e mëparshme të koronavirusit kishin efekt të dëmshëm në zemrën dhe sistemet vaskulare të pacientëve, duke i bërë shkencëtarët të prisnin modele të ngjashme kur po zhvillonin këtë studim më të vogël mes një grupi të rinjsh.

Ata krahasuan gjendjen e 23 të rinjve që kishin kontraktuar një nga variantet e omicron në gjashtë javët e fundit me 13 të rinj të rritur të vaksinuar që nuk kishin pasur kurrë COVID-19. Pjesëmarrësit në hulumtim ishin mesatarisht midis 20 dhe 25 vjeç.

Shënuesit e shëndetit kardiovaskular përfshinin funksionin vaskular dhe përgjigjen ndaj stimujve, kalcifikimin e mureve të arterieve, ndryshueshmërinë e rrahjeve të zemrës dhe përgjigjen kardiake ndaj ndryshimeve në presionin e gjakut, sipas American Journal of Physiology – Heart and Circulatory Physiology

“Në kundërshtim me hipotezën tonë, nuk kishte asnjë ndryshim në asnjë nga këto parametra midis të rinjve të shëndetshëm të vaksinuar, të cilët u infektuan me COVID-19 gjatë valës së omicron dhe atyre që nuk u sëmurën kurrë”, përfundojnë autorët e hulumtimit.

Njohuria se “jo të gjitha variantet e koronavirusit janë të dëmshme për shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut tek të rriturit e rinj, përndryshe të shëndetshëm, është shumë premtuese”, thonë ata.

“Megjithatë, kohët e fundit ka indikacione se shëndeti kardiovaskular i individëve mund të dëmtohet në planin afatgjatë. Prandaj, do të na duhet të kryejmë hulumtime shtesë për të përcaktuar rezultatin afatgjatë të shëndetit të tyre kardiovaskular”.