NUK ËSHTË ALERGJI: Shenja të sigurta që nënvarianti i ri omicron nuk ju ka kaluar

Sipas Universitetit të Kalifornisë Davis Health, simptomat e raportuara të BA.5 janë të ngjashme me variantet e mëparshme: ethe, rrjedhje e hundëve, kollë, dhimbje të fytit, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe lodhje. Në këtë kohë, duket se nuk ka asnjë ndryshim në simptomat e vërejtura në rastet e BA.4 ose BA.5, krahasuar me variantet e mëparshme omicron.

Mutacioni i shprehur i variantit omicron covid, i njohur si BA.5, po shkakton shqetësim në nivel global, pasi numri i infeksioneve të reja po rritet në shumë vende. Nuk mund ta dimë numrin e saktë të personave për shkak të disponueshmërisë së testeve në shtëpi, theksojnë ekspertët, por paralajmërojnë për përhapjen e virusit. Mjekët shpjegojnë se variantet e omicron BA.4 dhe BA.5 shkaktojnë sëmundje relativisht të lehtë, por edhe se maskat nuk do të mund të parandalonin infeksionin.

“Duhet vaksinimi dhe respektimi i masave klasike epidemiologjike. Aty ku ka turma do të ishte mirë që njerëzit të mbanin maska, megjithëse kjo sëmundje është shumë ngjitëse, ndaj edhe maskat nuk janë treguar mjaft efektive. Janë pjesërisht efektive, por në këtë moment ky variant është aq ngjitës sa as maskat nuk do të ndihmonin shumë në përhapjen”, thonë ekspertët.

ÇFARË DUHET TË DINI PËR BA.5?

David Montefiori, profesor në Institutin e vaksinave njerëzore të qendrës mjekësore të Universitetit Duke, thotë se BA.4 dhe BA.5 janë rreth tre herë më pak të ndjeshëm ndaj antitrupave neutralizues sesa vaksinat ekzistuese të COVID-19 nga versioni origjinal i variantit omicron, BA.1.

Hulumtimet shtesë tregojnë se BA.4 dhe BA.5 janë katër herë më rezistente ndaj antitrupavem, sesa vaksinat  e nënvarianteve BA.2. Ky nënvariant zëvendësoi omicron si versionin dominues të koronavirusit në prill.

Por mjekët thonë se ndërsa ato përhapen më shpejt se çdo tjetër, BA.4 dhe BA.5 nuk janë gjetur të shkaktojnë sëmundje më të rënda.

NDAJ CILAVE SIMPTOMA DUHET TË BËNI KUJDES?

Sipas Universitetit të Kalifornisë Davis Health, simptomat e raportuara të BA.5 janë të ngjashme me variantet e mëparshme: ethe, rrjedhje e hundëve, kollë, dhimbje të fytit, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe lodhje. Në këtë kohë, duket se nuk ka asnjë ndryshim në simptomat e vërejtura në rastet e BA.4 ose BA.5, krahasuar me variantet e mëparshme omicron.

FORMA E LEHTË E COVID TANI NGJASON SI ALERGJI. SI TË BËJMË DIFERENCËN?

Omicron dhe nënvariantet e tij në përgjithësi shkaktojnë formë më të butë të koronavirusit, por në shumë raste ato mund të imitojnë simptomat e alergjive sezonale, të cilat do të ngatërrojnë të sëmurët dhe ata mund të mos marrin masa paraprake për të reduktuar përhapjen e koronavirusit.

Ja si mund të dalloni nëse hundët e zëna, teshtitja, kolla, dhimbja e kokës dhe lodhja janë simptoma të një alergjie apo korona.

Nëse është koronavirusi, do të ndiheni keq edhe pas disa ditësh, sepse trupit i duhet kohë për të luftuar infeksionin viral. Alergjitë në përgjithësi nuk e kanë këtë simptomë. Gjithashtu, nëse keni temperaturë dhe dhimbje muskujsh, ka më shumë gjasa të jetë korona sesa një alergji sezonale. Ekziston një shenjë tjetër me të cilën mund të dallohen këto dy gjendje. Alergjitë mund të shkaktojnë humbje të lehtë të nuhatjes kur hundët janë të zëna, por humbja e papritur e nuhatjes nuk është e zakonshme për alergjitë dhe është shenjë e infeksionit koronavirus.

Dy simptoma që kanë më shumë gjasa të jenë alergji janë kruajtja ose lotimi i syve – simptoma që janë të zakonshme me alergjitë e kafshëve shtëpiake dhe polenit. Njerëzit që kanë alergji dinë të njohin simptomat dhe zakonisht shfaqen çdo vit në të njëjtën kohë. Dhe nëse papritmas shfaqni simptoma të ngjashme me të ftohtin, ka më shumë gjasa që të keni koronavirusin sesa alergji. Do ta dini se ndoshta është korona nëse nuk ndiheni më mirë pasi të keni marrë ilaçe kundër alergjive. Gjegjësisht, ato trajtojnë në mënyrë efektive simptoma të tilla si hundët e zëna dhe rrjedhja e hundëve dhe kollën, por nuk do të ndihmojnë me një infeksion dhe dhimbje të lidhura të trupit dhe/ose temperaturë. Nëse jeni ende në dyshim, testimi është mënyra më e mirë për të përcaktuar nëse keni Covid apo alergji sezonale.