Numri i grave që vdesin nga kanceri i mushkërive deri në vitin 2030 do të rritet me 43%

Për rritjen e vdekshmërisë nga kanceri i mushkërive tek shumica e grave, përgjegjës është duhani që pinë.

Vlerësohet se numri i grave që vdesin nga kanceri i mushkërive deri në vitin 2030 do të rritet me 43% dhe do të tejkalojë numrin e atyre që vdesin nga kanceri i gjirit, tregoi studimi i ri. Përndryshe, vlerësohet se shkalla globale e kancerit të gjirit është zvogëluar për 9%.

Rritja e vdekshmërisë së kancerit të mushkërive është si rezultat e numrit të lartë të grave që pinë duhan, ndërsa në uljen e vdekshmërisë nga kanceri i gjirit kontribuon zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit dhe përmirësimi i trajtimit të sëmundjes.


Sipas mendimit të ekspertëve, përpjekjet për të parandaluar kancerin e mushkërive duhet të fokusohen në shmangien dhe përfundimisht në heqjen dorë nga cigaret.

 

Aktualisht, kanceri udhëheqës në aspektin e vdekshmërisë tek femrat është kanceri i gjirit, kanceri i zorrës së trashë, kanceri i mushkërive, kanceri i qafës së mitrës dhe kanceri i lukthit, shkruan “Cancer Research”.