OBSH ka paralajmëruar për përhapje të mundshme të lijes së majmunit këtë verë

Hans-Henri Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, beson se festivalet dhe ngjarjet e tjera të planifikuara për muajt e ardhshëm mund të jenë gjithashtu një mundësi për të "rritur ndërgjegjësimin dhe forcimin e mbrojtjes së individëve dhe komunitetit" midis të rinjve që janë seksualisht aktivë dhe të lëvizshëm globalisht.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar për përhapjen e mundshme të lijes së majmunit në festivale dhe tubime të tjera të mëdha të planifikuara për këtë verë në Evropë.

“Potenciali për përhapjen e mëtejshme të virusit në Evropë dhe gjetkë është i lartë këtë verë”, tha Hans-Henri Kluge, Drejtor rajonal i OBSH-së për Evropën.

Kluge beson se festivalet dhe ngjarjet e tjera të planifikuara për muajt e ardhshëm mund të jenë gjithashtu një mundësi për të “rritur ndërgjegjësimin dhe forcimin e mbrojtjes së individëve dhe komunitetit” midis të rinjve që janë seksualisht aktivë dhe të lëvizshëm globalisht.

Ai pretendon se hetimet e deritanishme sugjerojnë se epidemia në Evropë ka qenë e pranishme që nga mesi i prillit. Kjo është numerikisht dhe gjeografikisht përhapja më e madhe e virusit jashtë Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, zona ku lija e majmunëve është endemike.

Kluge beson se përhapja e shpejtë e lisë së majmunëve në Evropë gjatë muajve të fundit është ndihmuar nga heqja e kufizimeve në lidhje me pandeminë e koronavirusit. Edhe pse shumë infeksione deri më tani janë lidhur me aktivitetin seksual, Kluge thekson se virusi mund të infektojë këdo.

“Për shkak se virusi nuk përhapet në të njëjtën mënyrë si COVID-19, nuk kishte nevojë të futeshin masa të qarta shëndetësore siç ishte rasti gjatë pandemisë së koronavirusit”, tha Kluge.

“Por është veçanërisht e rëndësishme të theksohet se ne ende nuk e dimë nëse mund të frenojmë plotësisht përhapjen e virusit”, shtoi ai.