OBSH: Nuk është i sigurt fakti se shkencëtarët do të jenë në gjendje të bëjnë një vaksinë efektive

Nuk është e sigurt që shkencëtarët do të jenë në gjendje të bëjnë një vaksinë efektive kundër koronavirusit të ri që shkaktoi pandeminë COVID-19 dhe mund të kaloj një vit i tërë deri sa të arrihet suksesi, paralajmëroi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).

Drejtuar nëpërmjet një video-lidhje me anëtarët e Parlamentit Evropian, të cilët janë anëtarë të Bordit të Shëndetit Publik, Tedros Adanom Gebrejesus tha se nëse një vaksinë e tillë do të zhvillohej, ajo duhet të bëhet e disponueshme për të gjithë.

“Do të ishte shumë e vështirë të thuash me siguri se do të kishim një vaksinë,” tha Tedros. “Asnjëherë nuk kemi pasur vaksinë kundër koronavirusit. Kjo do të thotë se kjo do të jetë hera e parë që do të shpiket, dhe shpresojmë se do të bëhet”.

Ai tashmë tha se, OBSH ka më shumë se 100 kandidatë për vaksina, njëri prej të cilëve është në fazat e përparuara të zhvillimit.

“Me shpresën se do të ketë një vaksinë, vlerësimi është se mund ta kemi atë brenda një viti. Nëse përshpejtohet, mund të zgjasë disa muaj më pak. Kjo është ajo që thonë shkencëtarët”, thekson Tedros.