PANDEMIA ME COVID-19: OBSH paralajmëron Evropën për shpërthimin serioz të koronavirusit

Natën e kaluar, Drejtori Rajonal i OBSH-së Hans Kluge tha se vetëm javën e kaluar janë raportuar 300 000 infeksione të reja.

Numërimet e fundit javore të koronavirusit të ri në Evropë i kanë tejkaluar rezultatet e para kur pandemia për herë të parë arriti kulmin në mars, botoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Natën e kaluar, Drejtori Rajonal i OBSH-së Hans Kluge tha se vetëm javën e kaluar janë raportuar 300 000 infeksione të reja.

“Ne po përballemi me një situatë shumë serioze. Disa vende evropiane, të tilla si Britania e Madhe dhe Franca, po regjistrojnë shifrat më të larta ditore në muajt e fundit”, theksoi Kluge.

Kapacitetet e testimit janë rritur në të gjithë Evropën që nga fillimi i pandemisë, që do të thotë se numri i të infektuarve ka të ngjarë të rritet. Kluge shtoi se shifrat e reja treguan “nivele alarmante të transmetimit të infeksionit në rajon”.

Numri i pranimeve të pacientëve në spital, si dhe rastet e vdekjeve nuk është rritur ende në mënyrë të ngjashme, megjithëse Spanja dhe Franca regjistrojnë trend të rritjes. Edhe pse të rinjtë – të cilët kanë më pak të ngjarë të sëmuren rëndë nëse infektohen – aktualisht përbëjnë përqindjen më të madhe të rasteve të sapo regjistruara të koronavirusit, ekziston frika për incidencë shumë më të lartë të një pasqyre serioze klinike të sëmundjes nëse virusi përhapet midis grupe të moshuara dhe të pambrojturit.

Kluge gjithashtu tha në konferencën e djeshme se masat e mbylljes / karantinës dhanë rezultate të qarta. “Në qershor, rastet arritën nivelin më të ulët. Por numri i rasteve në shtator duhet të na shërbejë të gjithëve si alarm,” shtoi ai.

Më parë, Kluge paralajmëroi se Evropa duhej të përgatitej për rritjen rasteve të vdekjeve nga koronavirusi në tetor dhe nëntor, duke paralajmëruar se “do të jetë gjithnjë e më e vështirë”.