PARALAJMËRIMI MË I HERSHËM: Kjo simptomë e COVID-19 shfaqet para temperaturës së lartë

Një analizë e re e studimeve të koronavirusit zbuloi se 77 përqind e pacientëve të testuar me COVID-19  kishin humbje të pjesshme ose të plotë të nuhatjes. Nga këto, 44 ​​përqind e të anketuarve ishin të vetëdijshëm për humbjen e nuhatjes dhe pa kryerjen e testimeve.

Shumëkush gjatë pandemisë së koronavirusit hasën në pika kontrolli në punë ose në institucione shëndetësore që nuk mund të kaloheshin pa matur temperaturën e trupit dhe pa iu përgjigjur pyetjes nëse kishim udhëtuar apo ishim në kontakt me një person të infektuar. Megjithëse nuk janë të padobishme, këto procedura janë të pamjaftueshme, pasi shumica e njerëzve nuk kanë ethe ose nuk është simptoma e parë, ndërsa shumica nuk e dinë nëse kanë qenë në kontakt me ndonjë person të infektuar.

Nancy Rosson, biolog, mendon se do të ishte më mirë të matet aftësia e nuhatjes për të përcaktuar se kush duhet të dërgohet për testimin për koronavirus.

Një analizë e re e studimeve të koronavirusit zbuloi se 77 përqind e pacientëve të testuar me COVID-19  kishin humbje të pjesshme ose të plotë të nuhatjes. Nga këto, 44 ​​përqind e të anketuarve ishin të vetëdijshëm për humbjen e nuhatjes dhe pa kryerjen e testimeve.

Humbja e ndjenjës së nuhatjes së bashku me dhimbjen e fytit është gjithashtu një nga simptomat më të vazhdueshme, duke e bërë atë mjet më të dobishëm sesa simptomat e mëvonshme në sigurimin e mbrojtjes për të tjerët nga infeksioni, tha Rosson.

“Kjo është një nga simptomat më të hershme dhe sigurisht që i paraprin temperaturë së lartë. Vetë humbja e nuhatjes parashikon më mirë diagnozën sesa temperatura e lartë. Mungesa e shijes mund të shfaqet gjithashtu, por është më pak e zakonshme dhe shpesh shoqërohet me mungesë të ndjenjës së nuhatjes”.

TESTI I NUHATJES

Testi përbëhet nga tre shirita, dy prej të cilave nuk kanë erë, ndërsa e treta përmban aroma të njohura të kafesë, çokollatës, kokoshkave dhe gazit. Të anketuarit duhet të përcaktojnë se cili shirit përmban erë, cilat aroma përfshihen dhe me çfarë intensiteti.

Prof. Rosson tha se ai mund të imagjinonte më shumë punëdhënës që prezantonin test të aromës dhe se kostoja e një prove do të ishte një dollar, ndërsa ata që veçuan testin do të dërgoheshin për një test më të shtrenjtë të koronavirusit.

Për ata që duan të provojnë nuhatjen e tyre në shtëpi, Rosson thotë se ka një numër produktesh të disponueshëm si kafe, parfum, borzilok, rozmarinë, pastë dhëmbësh me mentol, trëndafila.

Ndjenja e nuhatjes gjithashtu mund të dëmtohet tek njerëzit me sëmundjen e Parkinsonit ose Alzheimerit, kështu që teste të tilla mund të nxisin mjekët të hetojnë mundësinë e këtyre sëmundjeve neurodegjenerative.

Humbja e nuhatjes gjithashtu ndodh me gripin, por jo aq shpesh sa te COVID-19, ndërsa rreth 60 përqind e pacientëve me grip rifitojnë erën e humbur.